FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

RETH FAKULTETIT

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ka infrastrukturë bashkëkohore për mësim dhe veprimtari shkencore: 10 salla me video projektorë, 1 amfiteatër me kapacitet 238 vende, 10 salla leksionesh, 1 sallë mediateke, 1 laborator i informatikës dhe gjuhëve të huaja , 1 sallë videokonferencash, 1 laborator digjital i gjuhëve të huaja, 1 laborator kërkimor-shkencor dhe didaktik në fushën e fonetikës, salla e Qendrës për Formimin e Vazhduar, 1 zyrë sekretarie, 1 zyrë e informimit të studentëve, 10 zyra dhe mjedise pune për stafin akademik dhe ndihmës-mësimor, si dhe 1 bibliotekë.

Në fakultet funksionon biblioteka e specializuar në shqip dhe në gjuhë të huaja me rreth 6 mijë tituj me 15 mijë libra. Aty studentët dhe pedagogët kanë akses për të lexuar në bibliotekat digjitale të disa universiteteve të huaja.

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ka organizuar dhe organizon konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka bashkëpunim të ndërsjelltë me 12 fakultete homologe në Shqipëri, në Ballkan dhe në Evropë. Gjithashtu, botohen përmbledhjet me materiale nga konferenca, monografi etj.

Në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë janë ftuar të mbajnë leksione dhe të zhvillojnë biseda personalitete letrare dhe shkencore nga Shqipëria dhe universitete evropiane.

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë nxjerr serinë e botimeve “Vjetari shkencor FEF”, me punime shkencore të pedagogëve dhe me përmbledhje të kumtesave në konferenca të ndryshme.

MISIONI DHE VIZIONI

 

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ka për vizion ndërtimin e një fakulteti, i cili synon përshtatshmërinë e programeve të studimit në përputhje me kërkesat e tregut të punës si dhe krijimin e kushteve të përshtatshme  për ndërmarrjen e iniciativave arsimore, kërkimore shkencore, ekonomike, intelektuale dhe kulturore. Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ka bërë si mision të vetin zhvillimin e një procesi mësimor e kërkimor sfidues, me infrastrukturë të mirë, e cila përfshin bibliotekën (me fonde librash që shtohen herë pas here), laboratorë të ndryshëm (në përputhje me kërkesat e programeve të studimit) si dhe teknologji bashkëkohore.Misioni i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë shkon në të njëjtën linjë me misionin e universitetit për të ndërtuar në rajonin juglindor një qendër arsimore publike urbane. Krijimi i një qendre të tillë duhet t’i referohet traditës më të mirë të botës perëndimore, duke ruajtur dhe çuar më tej të rejat në fushën e dijes, duke ushqyer integritetin dhe lirinë intelektuale, duke përmirësuar programet mësimore dhe kurrikulat, si dhe duke u ofruar studentëve dhe komunitetit një qendër mikpritëse në infrastrukturë dhe shërbime.

Misioni i Fakultetit është të sigurojë një arsimim cilësor për studentët dhe të ofrojë përgatitje profesionale në edukim, por njëkohësisht të arrihen standardet e kërkuara në tregun e punës duke ofruar programe studimi që formojnë specialistë dhe mësimdhënës në drejtime të ndryshme (në varësi të programeve të studimit). Studentët përgatiten dhe diplomohen për një spektër të gjerë njohurish, e cila i ndihmon në zhvillimin e karrierës së ardhme dhe mbi të gjitha përgatiten si individë ndikues dhe kontribuues në shoqëri përmes dijeve dhe shërbimit.

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ka një strategji afatshkurtër dhe një strategji afatgjatë për përmbushjen e synimeve dhe qëllimeve të mishëruara në vizionin dhe misionin e tij. Drejtimet strategjike identifikohen dhe shprehen nëpërmjet një sërë objektivash të ndërlidhura ku mes të tjerash synohet rritja e cilësisë së diplomave që jepen dhe rritja e cilësisë së kërkimit shkencor. 

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ka për vizion ndërtimin e një fakulteti, i cili synon përshtatshmërinë e programeve të studimit në përputhje me kërkesat e tregut të punës si dhe krijimin e kushteve të përshtatshme  për ndërmarrjen e iniciativave arsimore, kërkimore shkencore, ekonomike, intelektuale dhe kulturore. Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ka bërë si mision të vetin zhvillimin e një procesi mësimor e kërkimor sfidues, me infrastrukturë të mirë, e cila përfshin bibliotekën (me fonde librash që shtohen herë pas here), laboratorë të ndryshëm (në përputhje me kërkesat e programeve të studimit) si dhe teknologji bashkëkohore.

VEPRIMTARI