“WORD OF THE YEAR FESTIVAL 2025”-VEPRIMTARI ME STUDETË TË DEPARTAMENTIT TË GJUHËVE TË HUAJA

Në datën 16 dhjetor 2025 departamenti i Gjuhëve të Huaja organizoi me studentët e programit të studimit Bachelor në “Gjuhë Angleze” një veprimtari akademike dhe festive njëkohësisht në prag të festave të këtij fundviti të titulluar  “Word of the Year Festival 2025”

Sipas përgjegjëses së Departamentit, prof. as. dr. Erjola Qafzezi veprimtaria synon të krijojë një hapësirë reflektimi dhe kreativiteti, ku studentët prezantojnë dhe diskutojnë fjalët dhe shprehjet që kanë karakterizuar diskursin publik, kulturën dhe komunikimin e përditshëm gjatë vitit 2025.

Aktiviteti u zhvillua në një frymë festive, duke shënuar mbylljen e vitit akademik përmes gjuhës, kreativitetit dhe ndarjes së ideve.

Në mbyllje të takimit për studentët u shpërndanë dhuratë fjalorë anglisht–anglisht për dy kategori: Best Word of the Year Presentation dhe Most Creative Christmas Neologism.

     

Postimi i Mëparshëm
PËRMBYLLET PROJEKTI INSTITUCIONAL “STUDIMI I PERCEPTIMIT TË GRUPEVE TË NDRYSHME TË INTERESIT MBI MBROJTJEN CIVILE NDAJ FATKEQËSIVE NATYRORE DHE NEVOJAT PËR ÇELJEN E NJË PROGRAMI MASTER PRANË UNIKO”
Postimi Pasues
SENATI AKADEMIK MIRATOI ROJEKTRAPORTIN VJETOR NË MËSIMDHËNIE DHE KËRKIM SHKENCOR – VITI AKADEMIK 2024-2025