PËRMBYLLET PROJEKTI INSTITUCIONAL “STUDIMI I PERCEPTIMIT TË GRUPEVE TË NDRYSHME TË INTERESIT MBI MBROJTJEN CIVILE NDAJ FATKEQËSIVE NATYRORE DHE NEVOJAT PËR ÇELJEN E NJË PROGRAMI MASTER PRANË UNIKO”

Në datën 15 dhjetor 2025 në mjediset e Bibliotekës “Kongresi i Manastirit”, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua takimi përmbyllës i projektit institucional “Studimi i perceptimit të grupeve të ndryshme të interesit mbi mbrojtjen civile ndaj fatkeqësive natyrore dhe nevojat për çeljen e një programi Master pranë UNIKO”.

Me rast studimi Qarkun e Korçës në këtë takim u prezantuan gjetjet e projektit në prani të stafit, studentëve, drejtueseve të Zyrave të Emergjencave Civile pranë Prefekturës Korçë, Bashkisë Korçë dhe Bashkisë Pogradec.

Koordinatorja e projektit, dr. Ermira Jashiku në emër të grupit të punës që përbëhet edhe nga dr. Orjon Ago, prof. as. dr. Edlira Menkshi, phd. Metin Venxha, msc. Petrika Jorgji dhe studenti Flavio Mara paraqiti disa nga gjetjet e tij që kanë të bëjnë me rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit mbi mbrojtjen civile, interesin për trajnime në këtë drejtim, mundësitë për çeljen e një programi Master, pranë Universitetit “Fan S. Noli” etj.

Rektoroi i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, i cili ndoqi nga afër këtë prezantim përgëzoi grupin e punës të projektit, duke çmuar bashkëpunimin, angazhimin e studentëve në projekte, impaktin e gjetjeve të tij për ndërgjegjësimin e komuniteti sa i takon emergjencave civile, si dhe vlerësoi mundësinë për çeljen e një programi Master me fokus emergjencat cvile.

Postimi i Mëparshëm
ERASMUS+ TEACHING MOBILITY- PEDAGOGIA E UNIKO, PHD. ELONA KODHEL MBAN NJË SERI LEKSIONESH NË UNIVERSITETIN ARISTOTELI TË SELANIKUT
Postimi Pasues
“WORD OF THE YEAR FESTIVAL 2025”-VEPRIMTARI ME STUDETË TË DEPARTAMENTIT TË GJUHËVE TË HUAJA