Nga data 8–12 dhjetor 2025, në kuadër të programit Erasmus+ Teaching Mobility për stafin akademik, phd. Elona Kodhel pedagoge pranë departamentit të Shkencave Sociale, Universiteti “Fan S. Noli” realizoi një mobilitet mësimdhënieje në departmentin e Shkencave Politike, në universitetin Aristoteli të Selanikut (AUTH), Greqi.
Në këtë mobilitet ajo mbajti një seri leksionesh të integruara në programet e studimit Bachelor dhe Master, në bashkëpunim edhe me stafin akademik të AUTH.
Leksionet u fokusuan në temat e integrimit evropian, europianizimit dhe reformimit të politikave publike, me theks të veçantë në Arsimin e Lartë dhe vendet kandidate të Bashkimit Evropian.
Veprimtaria mësimdhënëse u shoqërua me diskutime dhe me përfshirje aktive të studentëve, duke reflektuar qasje bashkëkohore teorike dhe empirike nga konteksti evropian dhe ai rajonal.
Sipas pedagoges Kodhel ky mobilitet kontribuoi në shkëmbimin e praktikave akademike, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe promovimin e përvojës mësimdhënëse ndërkombëtare, duke rritur më tej prezencën dhe angazhimin e Universitetit “Fan S. Noli” në programin Erasmus+ dhe në rrjetet akademike evropiane.






