PËRMBYLLET PROJEKTI KOMBËTAR STI(G)MA-PREZANTOHEN GJETJET

 

Në datën 20 shkurt 2026 u zhvillua në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë një tryezë e rrumbullakët diskutimi në kuadër të përmbylljes së projektit kombëtar STI(G)MA – “Studim Krahasues i Stigmatizimit në Diskursin Mediatik në Gjuhën Shqipe dhe Angleze nëpërmjet Teknologjisë së Informacionit dhe Digjitalizimit”.

Në këtë takim ishin të pranishëm drejtues të UNIKO dhe FEF, staf akademik e ndihmësakademik, studenetë, përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniveristar Korçë, mësues e të ftuar të tjerë.

Të pranishmit i përshëndetën edhe rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi dhe dekani i FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho, si dhe znj. Marsela Robo, Drejtore e Programeve Kombëtare, AKKSHI, të cilët shprehën edhe vlerësimet e tyre për rezultatet e këtij projekti.

Koordinatorja e projektit, prof. as. dr. Eriola Qafzezi, përgjegjëse e departamentit të Gjuhëve të Huaja prezantoi gjetjet kryesore të projektit, qasjen metodologjike të ndjekur dhe arritjet e realizuara në kuadër të studimit të modeleve të stigmatizimit në diskursin mediatik, me theks në ndërgjegjësimin kritik dhe aplikimin e mjeteve digjitale në kërkimin shkencor.

Projekti STI(G)MA është fitues në Thirrjen PKKZH 2024), i financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Universiteti “Fan S. Noli”.

Të pranishmit me idetë, mendimet dhe diskutimet e tyre dhanë një kontribut të vlefshëm në reflektimin akademik dhe shkëmbimin e përvojave, në kuadër të përmbylljes së këtij cikli kërkimor.

Postimi i Mëparshëm
U ZHVILLUA KONKURSI FINAL I PROJEKTIT “20 UDHËRRËFYES TURISTIKË LOKALË PËR QARKUN E KORÇËS”
Postimi Pasues
UNIKO DHE UPT -TAKIM NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL