PREZANTOHET PROJEKTI FITUES NË KUADËR TË PROGRAMIT READ “TRASHËGIMIA E TRANSFORMUAR E MALIQIT: NJË UDHËTIM PËRMES RRËFIMEVE GOJORE”.

Në datën 21 nëntor 2025 u prezantua projekti fitues në kuadër të programit READ “Maliq’s Transformation Legacy: A Journery Through Oral Histories” (“Trashëgimia e transformuar e Maliqit: Një udhëtim përmes rrëfimeve gojore”).
Takimi prezantues u zhvillua në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli, ku të pranishëm ishin staf akademik i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë dhe përfaqësues të AADF.
Në emër të grupit të punës që përbëhet nga prof. as. dr. Alba Kreka, dr. Albina Pajo, msc. Arjan Kamburi dhe Diaspora Fellow, profesore Lidia Radi nga Universiteti Richmond i SHBA-së, prof. as. dr. Alba Kreka koordinatore e projektit bëri prezantimin e tij.
Sipas saj projekti synon të sjellë në vëmendjen e të rinjve histori të së kaluarës duke “ngjallur” memorien kolektive të tyre.
Ajo vuri në dukje se objektivi kryesor është analiza e rrëfimeve gojore të banorëve të dikurshëm të Maliqit dhe transmetimi i kësaj pjese të errët të historisë te gjeneratat e reja.

Postimi i Mëparshëm
BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR- PËR TË PESTIN VIT ME RADHË STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” MARRIN PJESË NË KONFERENCËN STUDENTORE NDËRKOMBËTARE TË ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI OVIDIUS I KONSTANCËS, RUMANI
Postimi Pasues
U PREZANTUA NË UNIKO PROJEKTI FITUES I PROGRAMIT READ “PËRMIRËSIMI I EDUKIMIT TË MËSUESVE TË MATEMATIKËS PËRMES FOKUSIT NË STEAM TIK/AI DHE PRESPEKTIVËN EKSPLORUESE”