U PREZANTUA NË UNIKO PROJEKTI FITUES I PROGRAMIT READ “PËRMIRËSIMI I EDUKIMIT TË MËSUESVE TË MATEMATIKËS PËRMES FOKUSIT NË STEAM TIK/AI DHE PRESPEKTIVËN EKSPLORUESE”

Në datën 21 nëntor 2025 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u prezantua projekti fitues i programit READ “Enhancing the education of mathematics teachers through the focus on STEAM, ICT/AI, and explorative perspectives (“Përmirësimi i edukimit të mësuesve të matematikës përmes fokusit në STEAM TIK/AI dhe prespektivën eksploruese”).

Të pranishëm ishin drejtues dhe staf akademik të FSHNH, përfaqësues të AADF dhe studentë.

Prof. as. dr. Eljona Tasho, koordinatore e projektit bëri prezantimin e tij në emër të grupit të punës që përbëhet edhe nga  prof. as. dr. Lorena Zeqo, msc. Denisa Kafazi, msc. Silvja Çobani dhe prof. dr. Eda Vula nga Universiteti i Prishtinës, Kosovë. Diaspora Fellow prof. asoc. Suela Kacerja, Universiteti i Juglindjes, Norvegji.

Sipas koordinatores Tasho projekti synon të përmirësojë edukimin e mësuesve të ardhshëm të matematikës, duke integruar metoda bashkëkohore të mësimdhënies, si STEAM, modelimi matematik dhe të nxënit e bazuar në hulumtim.

Ajo vuri në duke se objektivi kryesor ështe zhvillimi i një moduli kurrikular për mësuesit e ardhshëm të matematikës, i cili të përmbajë metoda të reja të mësimdhënjes, me qëllim rritjen e cilësisë së procesit mësimor, pajisjen e studentëve me kompetenca dhe aftësi dixhitale, duke i përgatitur ata për sfidat e së ardhmes.

Postimi i Mëparshëm
PREZANTOHET PROJEKTI FITUES NË KUADËR TË PROGRAMIT READ “TRASHËGIMIA E TRANSFORMUAR E MALIQIT: NJË UDHËTIM PËRMES RRËFIMEVE GOJORE”.
Postimi Pasues
FAKULTETI I BUJQËSISË ZHVILLOI ANALIZËN E VEPRIMTARISË AKADEMIKE PËR VITIN 2024-2025