Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“EKSPLORIMI I METODAVE TË REJA BASHKËKOHORE PËR STUDIMIN E RENDIT LEPIDOPTERA SI RAST STUDIMOR DUKE PËRDORUR METODËN MRR (MARK-RELEASE-RECAPTURE)”

Departamenti i Biologji-Kimisë, Fakulteti Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane

Koordinator: Xhuliana Qirinxhi

Kohëzgjatja: 7 muaj

Viti: 2024

Qëllimi i projektit:

Hartimi i modeleve të konservimit të faunës, bazuar në studimit me metodën MRR (Mark-Release-Recapture) të llojeve Lepidoptera me rëndë

Qëllimi afatshkurtra të kërkimit mbi Rendin Lepidoptera duke zbatuar metodën Mark-Release-Recapture (MRR) është të përdorë këtë metodë për të llogaritur numrin e individëve në një popullatë të caktuar në një kohë të caktuar. Kjo përfshin markimin e individëve, lëshimin e tyre në natyrë, dhe pastaj kapjen e tyre përsëri për të numeruar numrin e individëve që janë rilëshuar. Ky informacion është i rëndësishme për të kuptuar numërin e popullatës, rritjen dhe rënien e tyre, si dhe për të hartuar strategji për rujtjen e tyre.
Qëllimi afatgjatë i kërkimit mbi metodën MRR
është të kuptojmë më mirë ekologjinë e popullatës së studiuar dhe të zhvillohet një model për të parashikuar ndryshimet në popullatë për të ardhmen. Përmes përdorimit të kësaj metode, kuptojmë dhe zbulojnë më shumë rreth rritjes së popullatës, mortalitetit, migracionit dhe aspekteve të tjera të rëndësishme për ekologjinë dhe shëndetin e popullatës së studiuar. Kjo mund të ndihmojë në hartimin e politikave dhe strategjive për mbrojtjen dhe kujdesin e popullatës së tyre.

Leave a Reply