Bazuar në urdhërin nr. 261, dt. 31.5.2024 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Universiteti “Fan S. Noli” njofton hapjen e programit të studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Statistikë e Aplikuar”
Programi “Master i Shkencave” në “Statistikë e Aplikuar” zhvillohet me kohëzgjatje 2 vite akademike (4 semestra), në gjuhën shqipe, me formë studimi me kohë të plotë.
Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë “Master i Shkencave” në “Statistikë e Aplikuar” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane.
Ky program studimi ofron mundësinë për të punuar në disa fusha si:
- Ekspertë në fushën e statistikave zyrtare në çdo fushë si: sociale, makroekonomike, demografike, mjedisore, etj;
- Konsulentë për treguesit statistikorë, si ti përdorin dhe ti interpretojnë ato për hartimin e politikave, strategjive dhe implementimin e tyre në praktikë;
- Ekspertë të aplikimit të modeleve statistikore, metodologjive standarde dhe praktikave më të mira për prodhimin e statistikave zyrtare;
- Analistë të bazave të të dhënave statistikore;
- Menaxherë projektesh në fushën e statistikave;
- Ekspertë në aplikimin e teknikave statistikore në prodhimin dhe përpunimin e indikatorëve statistikorë, hartues të modeleve ekonometrike etj;
Dezinjues të produkteve statistikore, menaxhues projekte kërkimi shkencor.
Ftojmë të gjithë të interesuarit e tjerë të aplikojnë në këtë program të ri studimi!