Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

DISKUTIMI KONKRET PËR APLIKIM NË PROJEKTE TË BASHKIMIT EVROPIAN SI PJESË E KONSORCIUMIT TË BALKAN UNIVERSITY CENTER ISHTE NË QENDËR TË NJË TAKIMI QË DREJTUESI I SAJ ZHVILLOI ME DREJTUES TË UNIVERSITETIT ”FAN S. NOLI”

Në datën 17 janar 2024, drejtuesi i Balkan University Center, prof. Hristo Bondzholov, zëvendësrektor i Universitetit “St. Cyril and St. Methodius”, Veliko Tarnovo, Bullgari u prit në një takim të veçantë nga drejtues të Universitetit “Fan S. Noli”.

Në qendër të takimit ishte diskutimi konkret për aplikim në projekte të Bashkimit Evropian si pjesë e konsorciumit që ka kjo qendër. Nga ana e tij, rektori i UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e tij për të aplikuar në këto projekte kryesisht në fushën e edukimit, shkencave sociale dhe shkencave të aplikuara.  

Kjo Qendër e bashkëthemeluar nga universitetet: “St. Cyril and St. Methodius” University of Veliko Tarnovo, University of Nis, University of Craiova, “Namik Kemal” University, Tekirdag, International Slavic University “G.R.Derzhavin”, European Polytechnical University, VSU “Lyuben Karavelov”, University of Western Macedonia dhe “Fan S. Noli” University ka si qëllim të përgjithshëm zhvillimin e projekteve dhe përfshirjen në programe për stimulimin e arsimit, përmirësimin e bazës materiale dhe përgjithësisht krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e veprimtarive të tyre me idenë për të provuar një shërbim arsimor të cilësisë më të lartë, si dhe për të lehtësuar aplikimin për financimin e projekteve dhe programeve me strukturën e Bashkimit Evropian.

Leave a Reply