Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

DEPARTAMENTI I EDUKIMIT ORGANIZOI ME STUDENTËT NJË ORË TË HAPUR ME ZNJ. ANN NORRIS DHE ZNJ. CHRISTINE MARTIN, SPECIALISTE NË FUSHËN E PEDAGOGJISË SPECIALE DHE GJITHËPËRFSHIRJES

Në datën 18 maj 2022, departamenti i Edukimit organizoi me studentët një orë të hapur me znj. Ann Norris dhe Znj. Christine Martin, specialiste në fushën e pedagogjisë speciale dhe gjithëpërfshirjes. Tema e leksionit të hapur ishte: “Are we meeting the human needs of people with profound disabilities by keeping them safe and secure?   Let’s explore together hoë to look at the inclusion of this group of people”. (“Sa jemi duke i përmbushur nevojat e personave me aftësi të kufizuara, duke i mbajtur ata të sigurt? Le të shohim së bashku se si të bëjmë të mundur gjithëpërfshirjen e tyre”). Ann Norris, prej vitit 1988 ka qenë lektore kryesore në Kolegjin Sheffield – ku drejtonte një staf prej 40 personash dhe mbikëqyrte mbështetjen për studentët me aftësi të kufizuara. Christine Martin, bashkëpunëtore e ngushtë me Ann prej shumë vitesh në fushën e aftësisë së kufizuar, specializuar në trajtimin e çrregullimeve e sjelljes dhe ato emocionale. Po ashtu edhe Christine në kolegjin e Sheffield ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushën e edukimit gjithëpërfshirës.

Në këtë orë të hapur studentet e departamentit të “Gjuhëve të Huaja” ndihmuan komunikimin duke përkthyer dhe përshtatur leksionin në gjuhën shqipe për të pranishmit. 

Më pas, znj. Ann Norris dhe znj. Christine Martin u pritën në një takim edhe nga dekania e FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho dhe dekani i FB, prof. as. dr. Gjergji Mero, ku diskutuan për mundëstë e bashkëpunimit edhe në veprimtari të tjera.

Leave a Reply