Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“PROGRAMI I STUDENTËVE”, INTERSHIPET DHE PUNËSIMET NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT INSTITUCIONAL ISHIN NË QENDËR TË TAKIMI QË STUDENTË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË ZHVILLUAN ME DREJTUES TË RAIFFEISEN BANK

Në datën 17 maj 2022, departamenti “Financë-Kontabilitet” i Fakultetit të Ekonomisë organizoi një takim me drejtues të Raiffeisen Bank, ku ishin të pranishëm studentë të këtij fakulteti.  “Programi i Studentëve”, intershipet dhe punësimet në kuadër të bashkëpunimit institucional me këtë bankë ishin në qendër të takimit, i cili u përshëndet fillimisht nga dekania, prof. as. dr. Ledina Alolli. Më pas drejtuesit e Bankës Raiffeisen i njohën studentët më konkretisht me “Programin e Studentëve”, i cili funksionon prej vitit 2015 dhe që deri më sot ka bërë të mundur punësimin e rreth 350 studentëve në të gjithë vendin. Drejtori rajonal i kësaj banke, z. Eugen Agolli, i cili vjen edhe si një ish-student i Universiteti “Fan S. Noli” dhe të pranishmit e tjerë i ftuan studnetët që t`i vlerësojnë këto mundësi jo vetëm për të mësuar më tepër, por për të qenë sa më afër tregut të punës. Përgjegjësja e departamentit, dr. Anila Mançka tha se aktualisht në këtë bankë janë duke zhvilluar intershipe mbi 10 studentë, të cilët janë shprehur të kënaqur nga mundësitë që po u ofrohen në njohjen me shërbimet e bankës, kreditë, kartat e kreditit, overdraft-in etj.

Një tjetër çështje ku u fokusua takimi ishte edhe mbështetja e vazhdueshme në zhvillimin e praktikave mësimore të studentëve të programeve të studimit “Financë-Kontabilitet” dhe “Ekonomiks”, në kuadër të bashkëpunimit që Universiteti dhe Fakulteti kanë me këtë bankë dhe jo vetëm. 

Leave a Reply