Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTË E FE TAKIM INFORMUES ME SPECIALIST TË ZYRËS RAJONALE TË PUNËSIMIT

Në datën 19 maj 2022 studentë të programeve “Master Profesional” në “Financë-Kontabilitet” dhe “Bankë e Sigurime” zhvilluan një takim me specialistë të Zyrës së Punësimit, Korçë. Gjatë takimit studentët morrën informacion të hollësishëm në lidhje me shërbimet që ofron Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive sa i takon Programit të Punësimit, Nxitjes së Punësimit, Programit të Praktiave Profesionale, si dhe shërbimeve të tjera të ofruara nga kjo agjenci. Studentët thanë se takime të tilla informuese i njohin dhe i orientojne edhe më mirë me tregun e punës.

Leave a Reply