ÇËSHTJE PRAKTIKE TË MËSIMIT VIRTUAL-TRAJNIM ONLINE NË KUADËR TË PROJEKTIT VALEU-X

Në datën 17 shtator 2021, në kuadër të projektit VALEU-X u zhvillua një takim online për të diskutuar çështje praktike që lidhen me mësimin virtual. Projekti synon të mbështesë IAL-të shqiptare në adoptimin dhe zbatimin efektiv të aktiviteteve të ndërkombëtarizimit të bazuar në TIK dhe të integrojë IAL-të shqiptare në një rrjet global për “Lëvizshmërinë Virtuale”.

Në këtë takim, të pranishmit diskutuan për mënyrat sesi QVL do të mbështeste procesin e mësimdhënies dhe të nxënit. Së pari, projekti për klasat e bashkëpunimit virtual (VCL) kalon përmes një procesi analize, i cili synon të kuptojë kontekstin e projektit të VCL, duke përfshirë faktorë të tillë si: grupi i synuar, temat mësimore, hapësirën kohore të disponueshme ose mundësitë teknike që më pas mund të jenë plotësisht të zbatueshme në proceset virtuale të mësimdhënies dhe të të mësuarit.

Gjatë takimit u diskutua për lëndët e arsimit të lartë, me qëllim gjetjen, afrimin dhe lehtësimin e procesit të mësimdhënies dhe të nxënit nëpërmjet metodave virtuale, të miratuara për t’i bërë ato më të lehta, fleksibël dhe praktike.

Përkthimi është një lëndë që mësohet në arsimin e lartë në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë dhe duke qenë se është e përfshirë kudo, përgatit studentët për të hyrë në tregun e punës dhe për të trajnuar studentë në fusha të ndryshme. Dr. Eriola Qafzezi, e cila është një nga pedagoget e gjuhës angleze (përkthim) në fakultet, u shpreh se njohuritë në përkthim mund të merren vetëm me punë praktike (projekte përkthimi) dhe me punë bashkëpunuese. VCL mund të ofrojë mbështetjen e saj duke trajnuar e-tutorë dhe duke krijuar punë ekipore, në mënyrë që studentët të marrin pjesë aktive në finalizimin e detyrave të dhëna dhe praktikimin e njohurive të tyre.

Mentorët e takimit theksuan se VCL do të gjejë mënyrat për të kualifikuar edhe grupin e synuar për të zotëruar kualifikimet moderne për të mësuarit, duke u ofruar atyre kompetenca teknologjike, mediatike, menaxhuese dhe drejtuese që u nevojiten për me tepër sukses profesional në ekonominë e globalizuar.

Previous Post
“STRENGTHENING TEACHING COMPETENCES IN HIGHER EDUCATION IN NATURAL AND MATHEMATICAL SCIENCES” (TECOMP)-ËSHTË PROJEKTI NË KUADËR TË TË CILIT U ZHVILLUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KORÇË NJË WORKSHOP ME PJESËMARRJEN E PËRFAQËSUESVE TË UNIVERSITETEVE NGA SERBIA DHE SHQIPËRIA
Next Post
SHKËMBIMI I UNIVERSITETEVE VIRTUALE SHQIPTARE EVROPIANE (VALEU – X) 

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right