Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

BASHKËPUNIMI I DERITANISHËM ME CLEANSCORE DHE ZGJERIMI I TIJ ME SHËRBIME TË REJA ISHIN NË QENDËR TË TAKIMIT QË DREJTUES TË UNIVERSITETIT, DREJTORIVE TË REKTORATIT DHE SPECIALISTË TË SEKTORËVE TË NDRYSHËM ZHVILLUAN ME KOORDINATOREN E CLEANSCORE, ANASTASIA KINOLLI

Në takimin e zhvilluar në datën 23 janar 2023 në mjediset e Rektoratit u fol konkretisht për shërbimet që tashmë prej 3 vitesh CleanScore ofron në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin tonë si:   

Korrigjimi Automatik i Provimeve, me synimin për të rritur cilësinë dhe transparencën në procesin e vlerësimit të studentëve;

Përkthimi në shqip i teksteve akademike ndërkombëtare si një nga komponentët e CleanScore në kuadër të përmirësimit të cilësisë së teksteve akademike në Shqipëri, si dhe sigurimit të njohurive sa më koherente për studentët.

Platforma e librave elektronike LibRe, ndërtimi i së cilës ka si qëllim heqjen e sa më shumë pengesave fizike për lexuesit, duke rritur aksesueshmërinë dhe ulur kostot nga ana e tyre.

Konkursi i Punimeve Kërkimore me qëllim për të nxitur kërkimin shkencor cilësor, si dhe përdorimin e librarisë digjitale JSTOR, një konkurs i hapur për studentët aktualë të çdo universiteti.

Gjithashtu, në takim u diskutuan mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi me dizenjimin e Pyetësorëve për studentët, nëpërmjet të cilëve ofrohet mundësia e nxjerrjes së rezultateve menjëherë pas përfundimit të sezonit të provimeve, por edhe të pyetësorëve të ndryshëm.

Leave a Reply