Studentët Pyesin

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë:

HAP

Fakulteti i Ekonomisë:

HAP

Fakulteti i Bujqësisë:

HAP

Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane:

HAP

Studimet në UNIKO zhvillohen në vite akademike, ku data zyrtare e fillimit të vitit të ri akademik shpallet nga ministri përgjegjës për arsimin. Viti akademik organizohet në dy semestra që realizojnë 20 – 25 orë mësimore 50- minutëshe në javë, të cilat janë leksione, seminare, praktika, orë në laboratorë.

Studimet në UNIKO janë me kohë të plotë:

  • Studimet e ciklit të parë “Bachelor” ;

· Studimet e ciklit të dytë “Master profesional” dhe “Master i Shkencave”;

· Studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” dhe “Master Ekzekutiv” ;

  • Programe profesionale 2- vjeçare .

Programet e studimit në UNIKO ofrohen në gjuhën shqipe, me përjashtim të programeve të përbashkëta të studimit të ofruara nga Universiteti i Korçës me institucione të huaja të arsimit të lartë dhe programet e studimit që kanë për objekt mësimin e gjuhëve të huaja.

Kohëzgjatja maksimale për një program studimi nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i kohëzgjatjes normale së studimeve që parashikon programi, pa marrë në konsideratë periudhën e kohës, kur studenti i ka pezulluar studimet. Studenti, që nuk arrin të përfundojë studimet brenda kohëzgjatjes maksimale të programit, ka të drejtë të aplikojë për të rifilluar studimet, në të njëjtin program studimi ose në një program tjetër.

· Për studimet “Bachelor” kohëzgjatja është 3 vite akademike.

· Për studimet “Master” kohëzgjatja është 2 vite akademike.

· Për studimet në programet profesionale kohëzgjatja është 2 vite akademike.

Pjesëmarrja në veprimtari mësimore nënkupton angazhimin e studentit në mësim në auditor (leksione, seminare, ushtrime, laboratore, forma të kontrollit të vazhdueshëm dhe seanca të praktikave profesionale), studim individual (punim relacionesh, detyrash apo projektesh, përgatitje për provime), përgatitje e tezës së diplomës, veprimtari të tjera (praktika profesionale, praktika në terren apo stazh pranë subjekteve publike ose private). Studentëve, në përfundim të programit të studimit, u përllogaritet nota mesatare e ponderuar, që merr në konsideratë edhe kreditet respektive për ҫdo disiplinë apo veprimtari tjetër formuese.
Universiteti “Fan S. Noli” zhvillon edhe metodën e mësimit online.

Orari mësimor i Universitetit “Fan S. Noli” gjendet në faqen zyrtare www.unkorce.edu.al:

Orari Mësimor

Manuali i përdorimit të faqes zyrtare të UNIKO gjendet në:

http://unkorce.edu.al/sites/default/files/Manual%20Perdorimi%20unkorce.edu.al.pdf

Për t’u njohur me përdorimin e paketës Microsoft Office klikoni videon e mëposhtme:

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë:

tnaslazi@unkorce.edu.al

Fakulteti i Ekonomisë:

xkristo@unkorce.edu.al

Fakulteti i Bujqësisë:

mndini@unkorce.edu.al

Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane:

zdhamo@unkorce.edu.al

Kontrolli i dijeve realizohet nëpërmjet testimeve me shkrim dhe me gojë, detyrave të kursit, eseve, punëve në grup, projekteve, prezantimeve, praktikave dhe tezave të diplomës. Kontrolli i dijeve shërben për vlerësimin e progresit të studentit gjatë gjithë vitit akademik. Kriteri i vlerësimit përshkruan atë ҫfarë pritet të bëhet nga studenti dhe në ҫfarë niveli, me qëllim demonstrimin e arritjeve të objektivave formues dhe të kompetencave profesionalë. Metodat e vlerësimit janë strategjitë, teknikat, mjetet dhe instrumentet për grumbullimin e informacionit për të përcaktuar masën, në të cilën studenti demonstron përvetësimin e objektivave formues të kompetencave profesionalë të programit.

Auditoret e fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë:

http://www.unkorce.edu.al/sq/fakulteti-i-edukimit-dhe-filologjise

Auditoret e fakultetit Ekonomik:

http://www.unkorce.edu.al/sq/fakulteti-i-ekonomis%C3%AB

Auditoret e fakultetit të Bujqësisë:

http://www.unkorce.edu.al/sq/fakulteti-i-bujqesise

Auditoret e fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane:

http://unkorce.edu.al/sq/fakulteti-i-shkencave-natyrore-dhe-shkencave-humane

Të gjithë të dhënat e studentëve, që prej momentit të regjistrimit deri në përfundim të studimeve, ruhen në bazën e të dhënave të Universitetit. Në bazën e të dhënave shënohet e gjithë ecuria akademike e studentit. Sekretaria online, ku ruhen të gjithë të dhënat e studentit dhe ecuria akademike për gjithë kohën e studimeve, është ESSE3. ESSE3 është një platformë akademike ku secili student ka llogarinë personale.

Këshillat e studentëve promovojnë dhe koordinojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të Universitetit, si dhe në strukturat mësimorekërkimore. Këshilli i Përgjithshëm i Studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” dhe Këshilli i Studentëve të çdo fakulteti zgjidhet me votim nga të gjithë studentët. Ai ka në përbërje të tij përfaqësues të studentëve nga të gjitha fakultetet. Këshilli Studentor shpreh mendime dhe propozime për të gjithaëproblemet me interes të përgjithshëm të universitetit, si: për planet dhe programet e studimeve, për rregulloret e veprimtarisë mësimore, cilësinë e shërbimeve, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.

Zyrat e IT janë të organizuara në fakultete, ndërsa zyra qendore është e vendosur në mjediset e Rektoratit. Zyrat e IT ofrojnë mbështetje teknike për problemet që mund të dalin si rezultat i përdorimit të platformës ESSE3 apo të çdo aspekti tjetër teknik të përfshirë në fushëveprimin e kësaj zyre. Zyrat e IT-së janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e sistemit informativ të UNIKO. Në drejtim të ruajtjes dhe të fshehtësisë së të dhënave, zyrat e IT-janë përgjegjëse për marrjen e veprimeve të duhura me qëllim ofrimin e sigurisë për ruajtjen e çdo të dhëne bazuar në rregulloret e UNIKO.

Zyra e marrëdhënieve me jashtë është e vendosur në mjediset e Rektoratit. Ajo ofron mbështetje për informacion rreth Universitetit, koordinon projekte të ndryshme, përmirëson kontaktet ndërmjet studentëve tanë dhe atyre të huaj, si dhe ofron mbështetje për çdo kërkesë të adresuar brenda funksionit të saj për studentët. Kordinatori Erasmus + bën koordinimin e mobilitetit të studentëve në kuadër të programit Erasmus+, ofrimin e këshillave dhe udhëzimeve për studentët në lidhje me opsionet e mundshme për programe Erasmus +, siguron informacionin për studentët për mundësitë e vendosjes së mobilitetit në institucionet partnere të UNIKO.

Qendra e Karrierës dhe Alumni ofron shërbimin e mbështetjes për maturantët para dhe gjatë procesit të pranimit në UNIKO, si dhe ofron shërbimet më të mira për studentët e ardhshëm, studentët aktualë, të diplomuarit, stafin dhe grupet e tjera të interesit, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e edukimit dhe t’i ndihmojë ata të zhvillojnë potencialin e plotë, për të patur një ndikim domethënës në tregun e punës dhe në shoqëri. Mjediset e Qendrës së Karrierës dhe Alumni janë të vendosura në godinën e Rektoratit.

Njoftimet e Universitetit “Fan S. Noli” shpallen në linkun:
Njoftime

• Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë – UNIKO
• Qendra e Karrierës dhe Alumni – Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
• Biblioteka Shkencore – Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
• Qendra e Inovacionit – Innov8

Njoftimet e Qendrës së Karrierës dhe Alumnit:

http://www.unkorce.edu.al/sq/qka_njoftime

Shpalljet për punësim:

http://www.unkorce.edu.al/sq/pun%C3%ABsime

Faqja në Facebook:

Qendra e Karrierës dhe Alumni – Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

Udhërrëfyesi i plotë mund të aksesohet në:

http://www.unkorce.edu.al/sites/default/files/udherefyesi2020.pdf