UDHEZIME PER ORGANIZIMIN E SESIONIT TE PROVIMEVE

DISA NGA TË DREJTAT DHE DETYRAT E STUDENTËVE NË SISTEMIN DIXHITAL TË VLERËSIMIT

  1. Studentët e viteve të para në të gjitha programet dhe ciklet e studimeve duhet të regjistrohen vetë online, brenda afateve të përcaktuara nga AKP.
  2. Gjatë regjistrimit të vendosë të dhëna reale të cilat do të përdoren edhe për pajisjen e tij me librezën studentore, suplementin dhe diplomën përkatëse.
  3. Të dorëzojë brenda afatit në sekretarinë mësimore faturën e pagesës për tarifën e regjistrimit, duke u pajisur njëkohësisht me vërtetimin e regjistrimit dhe numrin e matrikullimit.
  4. Të kryejë brenda afatit pagesën në lidhje me tarifën e shkollimit, duke mos u penalizuar kështu, në lidhje me futjen e tij në provime.
  • Për studentët me kohë të plotë afati i pagesës së tarifës së shkollimit është 31 janari i çdo viti të ri akademik, ndërsa për programet e studimit me sezon jo të rregullt (master dhe bachelor me kohë të pjesshme) afati i pagesës është deri 10 ditë para datës së provimit të parë.
  1. Ka leje për të parë orarin.
  2. Sheh grafikun dhe datat e provimeve.
  3. Sheh syllabuset e lëndëve të programit të studimit të publikuara nga pedagogët.
  4. Mund të shikojë notat dhe kreditet e provimeve.
  5. Mund të pajiset në kohë reale me vërtetime studentore në zyrën e informacionit të fakultetit përkatës.

 

PROCEDURA DHE RREGULLAT PER RREGJISTRIMIN E STUDENTEVE  NE SEZONET E RREGULLTA (SEZONI I DIMRIT DHE SEZONI I VERES)

Keto percaktime janë unike për të gjitha fakultetet dhe programet e studimit.

  • Në sezonin e provimeve te dimrit dhe veres studentet duhet te rregjistrohen nga sekretarite mesimore ne lendet qe do te japin provim.
  • Në provimet sezonit te dimrit dhe veres marin pjese dhe studentet perserites. (studente te cilet gjate vitit akademik te meparshem nuk kane plotesuar numrin e duhur te krediteve per te kaluar si studente te rregullt ne vitin akademik aktual, por qe jane rregjistruar paraprakisht ne kete vit akademik si perserites, kane frekuentuar lenden dhe kane paguar tarifat per kete vit akademik ku ata jane perserites********).

Keta studente do te futen ne procesverbale se bashku me studentet e rregullt.

Shenim: Ne sezonin e provimeve te dimrit apo veres nuk duhet te vendosen (gabimisht) studente te rregullt te cilet nuk kane marre  ndonje lende nga viti akademik i meparshem.

Keta studente qe mund te jene ne vit te dyte apo te trete dhe patjeter duhet te kene paguar tarifen e shkollimit per vitin akademik aktual deri me 31 janar, kane te drejte qe ne sezonin e Riprovimeve (te mbarturave, mars-prill ) te rregjistrohen per lendet te cilat nuk i kane mare gjate vitit te kaluar (por i kane frekuentuar).

GRAFIKËT E PROVIMEVE PËR VITIN AKADEMIK 2017

Grafiku i Provimeve Bujqesia Shkurt 2017

Grafiku i Provimeve Edukimi Shkurt 2017

Grafiku i Provimeve Ekonomiku Shkurt 2017

Grafiku i Provimeve Infermieria Shkurt 2017

Grafiku i Provimeve Master Ekonomiku Shkurt 2017

Grafiku i Provimeve Shkencat Shkurt 2017

 

PROCEDURA DHE RREGULLAT PER RREGJISTRIMIN E TE GJITHE STUDENTEVE  NE SEZONIN E VJESHTES

Keto rregulla jane unike per te gjithe studentet dhe ne te gjitha ciklet e studimit:BA-Dita,BA-PT,MP dhe MSC .

Per sezonin e vjeshtes 2015-2016 studentet duhet te rregjistrohen vete ne lendet qe do te japin provim. Me poshte tregohet rregullat dhe procedura e rregjistrimit ne sezonin e vjeshtes 2015-2016.....kliko

 

PROCEDURA DHE RREGULLAT PER RREGJISTRIMIN E TE GJITHE STUDENTEVE TE RREGULLT TE VITIT II DHE III  NE SEZONIN E TE MBARTURAVE

Keto rregulla jane unike per te gjithe studentet e rregullt te viteve te dyta dhe te treta ne te gjitha ciklet e studimit:

BA-KP,BA-PT,MP dhe MSC.

Per sezonin e te mbarturave 2015-2016 kane te drejte te rregjistrohen vetem studentet e vitit te dyte dhe te trete te cilet jane te regjistruar paraprakisht ne vitin akademik 2015-2016 dhe kane provime te mbartura nga viti akademik 2013-2014 apo 2014-2015.

Theksojme se ne kete sezon keta studente mund te japin vetem provime nga lendet te cilat nuk i kane mare gjate vitit akademik 2013-2014 dhe 2014-2015.

Per te gjithe studentet te cilet duan te japin ne sezonin e te mbarturave 2015-2016, lende te cilat i kane patur te pafrekuentura gjate  vitit akademik 2013-2014, 2014-2015,por i kane frekuentuar gjate sem I te vitit akademik 2015-2016 duhet :
 
a. Te kerkojne nga  pedagogu i lendes vendosjen e frekuentimit te lendes ne sistemin dixhital te vleresimit. Ne te kundert studenti nuk do te mund te prenotohet nga websiti i tij ne provimin e kesaj lende per kete sezon. Pastaj studenti shkon ne websitin e tij dhe rregjistrohet ne provimin e kesaj lende per kete sezon.
 
Kujdes****. Pas dates se provimit studentet nuk mund te rregjistrohen per provim ne kete sezon.

*****Studentet duhet te rregjistrohen vete ne lendet qe do te japin provim. Me poshte tregohet rregullat dhe procedura e rregjistrimit..... kliko

 

******Shenim:Duke filluar nga viti akademik 2015-2016 Senati vendosi qe te mos kete me sezon paradiplome.

 

PROCEDURA DHE RREGULLAT PER RREGJISTRIMIN E STUDENTEVE  NE SEZONIN E DIPLOMIMIT KORRIK

Sezoni DIPLOMIMIT 2015-2016 per programet Bachelor dhe  Master i Shkencave te percaktuara sipas cdo fakulteti do te kryhet ne periudhen 04/07/2016 deri 12/07/2016 dhe do te kete nje date provimi (11/07/2016).

  • Per sezonin e diplomimit rregjistrimi i studenteve do te kryhet online nga vete studentet deri nje dite para dates se provimit.
  • Pas kesaj date asnje student nuk mund te kryeje veprime per rregjistrime ne provimet e ketij sezoni.
  • Ne provimet e sezonit te diplomes nuk do te lejohen studentet qe nuk kane shlyer detyrimin e pageses se tarifes se shkollimit.
  • Kujtojme se per tu rregjistruar ne sezonin e diplomimit, te gjithe studentet duhet te jene te pasjisur me  te dhenat personale qe ata kane vendosur  gjate procedures se rregjistrimit te tyre prane fakultetit ku ata studiojne. N.q.s studentet hasin veshtiresi me keto te dhena atehere duhet te komunikojne me sekretarite mesimore te fakultetit perkates per tu njohur me to.
  • Pedagoget dhe sekretarite studentore duhet te kene ngarkuar ne sistem te gjitha procesverbalet e provimeve qe u perkasin ketyre programeve deri me daten 03/07/2016, perndryshe, asnje student nuk do te mund te rregjistrohet ne provimin e Temes se diplomes.
  • Studenti ne librezen e tij duhet te kete te gjitha lendet te vleresuara me note kaluese  (me perjashtim te provimit te temes se diplomes).

Cilet studente kane te drejte te rregjistrohen ne sezonin e paradiplomes?

1.  Studenti duhet te jete DIPLOMANT – pra kontrollohet qe kursi i studentit te jete i barabarte me vitin e fundit te kohezgjatjes se programit. Mesazhi qe i shfaqet studentit eshte “Ju nuk jeni ne kursin e fundit. Ky sezon i dedikohet vetëm studentëve që janë për t’u diplomuar”

Per shkak te kushteve te vendosura nga sistemi  lidhur me kete sezon, ata qe nuk plotesojne kriteret nuk do te mund te prenotohen dot. Per kete arsye studenti duhet te verifikoje ne fillim nese ka lende te pafrekuentuara, apo qe nuk i ka kaluese, para se te rregjistrohet ne sezonin e diplomimit.

Regullat per regjistrimin e studenteve diplomante ne sezonin e diplomimit korrik 2016.....kliko

Procedura per regjistrimin e studenteve diplomante ne sezonin e diplomimit korrik 2016.....kliko

 

 

 

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

 

Te gjitha kontaktet