Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com
Mars 2024

Month

Në datën 25 mars 2024, Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me “Athletes in Action Albania” organizuan leksionin e hapur me temë: “Rekuperimi i sportistit pas stërvitjes”. Studentët e departamentit të Edukimit, kryesisht të programit të studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” dëgjuan profesorin amerikan Phil Bishop në këtë orë të hapur, ndërsa i drejtuan atij...
Read More
Në datën 25 mars 2024 autoritete drejtuese të Universitetit të Trakias, Bullgari dhe përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shqipëri u pritën në një takim në Universitetin “Fan S. Noli” nga zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili dhe drejtues e pedagogë të Fakultetit të Bujqësisë. Qëllimi i takimit ishte vendosja e urave të...
Read More
Në kuadër të bashkëpunimit që Universiteti “Fan S. Noli” ka me biznesin në rajonin e Korçës, 7 studentë të Fakultetit të Bujqësisë nënshkruan kontratat e praktikës së punës për një periudhë një-vjeçare. Në takimin që zhvilloi me ta, dekani i FB, prof. as. dr. Gjergji Mero i përgëzoi për rezultatet e deritanishme në programet e...
Read More
Pedagogë e studentë të Universitetit “Fan S. Noli” u bënë pjesë aktive në konkretizimin e nismës “Sot një fidan, nesër një pyll’ e ndërmarrë nga shoqata “Korça Alpin” për mbjelljen e mbi 2400 fidanëve në kodrat e qytetit! Veprimtaria u realizua me rastin e Ditës Botërore të Pyjeve (21 mars), e cila ka për qëllim...
Read More
Në datat 23-24 mars 2024 në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, filloi Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2024-2025. Trajnimi do të shtrihet përgjatë periudhës 2024 – 2025 dhe është bashkëpunim i MAS-it me universitetet publike që formojnë mësues dhe Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar. Trajnimi do të realizohet me mësues të profileve:...
Read More
Në datën 21 mars 2024 në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë studentë, pedagogë, si dhe alumni i Universitetit “Fan S. Noli” u bënë pjesë e një veprimtarie poetike të organizuar në këtë kuadër. Të ftuara ishin aktoret e mirënjohura të teatrit dhe filmit shqiptar, të cilat ndanë me pjesëmarrësit përvojën dhe ngjarje nga veprimtaria e tyre...
Read More
Në datën 20 mars 2024 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvilluan konkurset e eseve në gjuhët anglisht dhe frëngjisht me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme të qarkut të Korçës. Kjo nismë e departamentit të “Gjuhëve të Huaja” ka gjetur mbështetjen e shkollave të mesme dhe të Aleancës Franceze, Korcë, një bashkëpunim që...
Read More
Në datat 19-21 mars 2024 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvilluan takimet e para në kuadër të projektit “Data Collection Guidelines for Tourism and Sustainability Monitoring in Cultural Destinations”. Ky projekt i fituar nga Ambis University, Pragë ka partnerë kërkues shkencorë nga disa universitete, si: Universiteti i Poznań-it, Poloni; Universittei i Banská...
Read More
Në datën 18 mars 2024, Universiteti “Fan S. Noli” mori pjesë në Panairin “Ëork & Study 2024” sivjet në edicionin e tij të 15-të. Në stendën e Universitetit tonë stafi akademik i pranishëm, specialistët e zyrës së Informacionit dhe Promocionit, si dhe studentët informuan të rinjtë e interesuar për ofertën akademike që ofron Universiteti “Fan...
Read More
Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Startup10, i cili synon të promovojë sigurinë ushqimore dhe punësimin e të rinjve në dhjetë (10) vende partnere italiane (Shqipëri, Algjeri, Bosnje-Hercegovinë, Egjipt, Etiopi, Jordani, Kenia, Liban, Tunizi dhe Ugandë), shtatë (7) kandidatët e kompanive fillestare do të rekrutohen për të marrë pjesë në programin e zhvillimit...
Read More
1 2 3 4