AMBASADORI I GJERMANISË NË TIRANË, Z. KARL BERGNER VIZITOI UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KU ZHVILLOI TAKIME ME DREJTUES, STAF AKADEMIK DHE STUDENTË

Në datën 13 mars 2024 ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, z. Karl Bergner vizitoi Universitetin “Fan S. Noli”, ku zhvilloi takime me drejtues, staf akademik dhe studentë, në kuadër të një turi që lidhet me informimin e të rinjve kryesisht rreth studimeve dhe mundësive që u ofrohen në Gjermani.

Ambasadori Bergner i shoqëruar edhe nga z. Martin Zickendraht, drejtuesi i Zyrës së Shtypit dhe Kulturë pranë kësaj Ambasade, z. Iven Schad, përfaqësues i Ministrisë Federale për Zhvillimin Ekonomik, Gjermani, znj. Alketa Kuka, drejtoreshë e Qendrës Goethe, znj. Katharina Franz, lektore e Daad etj. u prit fillimisht në takim nga drejtues të Universitetit.

Zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre e njohu Amabasadorin me veprimtarinë që zhvillon Universiteti ynë. Gjithashtu, ajo u ndal edhe në bashkëpunimet në kuadër projektesh që Universiteti ynë ka me Universitetin e Dresdenit, me Universitetin e Koblenz and Landau dhe me Universitetin e Nurtingenit, Gjermani. Konkretisht bëhet fjalë për dy projektet e përfunduara njëri për mësimdhënien virtuale dhe tjetri për sigurimin e brendshëm të cilësisë dhe projekti aktual që ka të bëjë me kurrikulën Dual me fokus praktikën profesionale.

Në takim u fol për bashkëpunimet që Universiteti ynë ka patur edhe me Institutin Goethe në kuadër të Akademisë Verore, ndërkohë të pranishmit u shprehën dakord për krijimin e mundësive që marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e deritanishme me universitetet gjermane të konkretizohen me marrëveshje afatgjata, si dhe mbi perspektivën e gjuhës gjermane në Universitetin tonë.

Një tjetër takim ambasadori Bergner zhvilloi edhe me studentë, të cilët i drejtuan atij pyetje në lidhje me perspektivën e Shqipërisë si vend që aspiron të futet në Bashkimin Evropian, mundësitë e punësimit si një vend i BE-së dhe mënyra se si të rinjtë e shohin të ardhmen në lidhje me Korçën.

Stendës gjermane në këtë Ditë Informimi të zhvilluar në hollin e Rektoratit të Universitetit “Fan S. Noli” nga Ambasada Gjermane, Tiranë iu bashkua edhe Qendra Goethe, organizata DAAD (Shërbimi Gjerman i Shkëmbimit Akademik) dhe DIMAK (Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë).  

Previous Post
NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT QË UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” KA ME SHKOLLAT E MESME TË QARKUT TË KORÇËS, PEDAGOGË TË FEF VIZITUAN SHKOLLËN E MESME TË BASHKUAR “DËSHMORËT E POJSKËS”, HUDËNISHT, KU DHURUAN EDHE DISA MATERIALE SPORTIVE E LIBRA PËR BIBLIOTEKËN E SHKOLLËS
Next Post
Solar Schools for Green Transition
Postimet e fundit