Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT QË UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” KA ME SHKOLLAT E MESME TË QARKUT TË KORÇËS, PEDAGOGË TË FEF VIZITUAN SHKOLLËN E MESME TË BASHKUAR “DËSHMORËT E POJSKËS”, HUDËNISHT, KU DHURUAN EDHE DISA MATERIALE SPORTIVE E LIBRA PËR BIBLIOTEKËN E SHKOLLËS

Në datën 12 mars 2024 pedagogë të departamentit të Edukimit dhe të departamentit të Historisë dhe Gjeografisë ishin në mjediset e shkollës së mesme të bashkuar “Dëshmorët e Pojskës” në Hudenisht, Pogradec.

Ata u takuan me drejtues, mësues dhe nxënës të kësaj shkolle, ku dhuruan disa materiale sportive e një fond librash për bibliotekën e shkollës në mbështetje të procesit mësimor.

Gjatë bashkëbisedimit, nxënësit treguan interes të veçantë për programet e studimit që ofron Universiteti “Fan S. Noli”, duke e parë ofertën akademike të tij mjaft tërheqëse për studimet e tyre universitare në vijim.

Maturantët tashmë janë në një moment shumë të rëndësishëm për karrierën e tyre profesionale prandaj këtë takim ata e vlerësuan për të diskutuar për këtë qëllim.

Gjimnazistët e kësaj shkolle janë bërë pjesë e veprimtarive që organizon Universiteti ynë, siç është olimpiada “Rroke sportin”, ku u dalluan në disiplinën e minifutbollit.

Leave a Reply