Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTË TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE MORËN PJESË NË TRAJNIMIN ME TEME: “TRANSPARENCA DHE E DREJTA PËR INFORMIM NË QEVERISJEN LOKALE”

Në datën 12 mars 2024 studentë të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, programi i studimit “Infermieri e Përgjithshme”, Universiteti “Fan S. Noli” u bënë pjesë e trajnimit me temë: “Transparenca dhe e drejta për informim në qeverisjen lokale”.

Ekspertja, msc. Xhensila Mirashi trajtoi me detaje çështjen e së drejtës për informim, mënyrën se si mund t`i drejtohemi me një kërkesë për informim pushtetit lokal, si edhe u ndal në procesin e rëndësishëm të angazhimit të të rinjve në proceset vendimmarrëse e qytetari aktive.

Për pjesëmarrësit ky trajnim është i rëndësishëm, pasi i orienton se si të bëjnë një kërkesë zyrtare për informim dhe si të ushtrojnë apo të mbrojnë të drejtën e tyre për informacion.

Kjo veprimtari u zhvillua në qytetin e Korçës nga Act Think Center në bashkëpunim me Universitetin “Fan S. Noli” në kuadër të projektit “Promoting Civic oversight and Youth Inclusion in Local Government” që zbatohet nga PVN Albania me mbështetjen e National Endowment for Democracy.

Leave a Reply