Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJË FOND LIBRASH ME KARAKTER SHKENCOR DHUROI PËR BIBLIOTEKËN E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, PREFEKTI I QARKUT, KORÇË, Z. NERTIL JOLE ME RASTIN E FESTAVE TË 7-8 MARSIT

Në datën 8 mars 2024 nisma e prefektit të Qarkut, Korçë, z. Nertil Jole për dhurimin e librave në shkollat e qarkut u ndal në Universitetin “Fan S. Noli”, ku bashkë me urimin Gëzuar festat e 7-8 Marsit, Prefekti i dhuroi Bibliotekës Universitare një fond librash, kryesisht me karakter shkencor, me dëshirën për të përcjellë te studentët dhe të gjithë të rinjtë mesazhin për të qenë sa më pranë librit, veçanërisht në këtë epokë të ndikimit shumë të madh të teknologjisë.

Prefekti Jole u prit në Bibliotekën Shkencore të Universitetit nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili, të cilët e falënderuan për kontributin dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Universitetin tonë.

Leave a Reply