PËR TË DYTIN VIT UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ZHVILLOI KONKURSET E ESEVE NË GJUHËN ANGLEZE DHE FRANCEZE ME NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME TË QARKUT, KORÇË

Në datën 20 mars 2024 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvilluan konkurset e eseve në gjuhët anglisht dhe frëngjisht me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme të qarkut të Korçës.

Kjo nismë e departamentit të “Gjuhëve të Huaja” ka gjetur mbështetjen e shkollave të mesme dhe të Aleancës Franceze, Korcë, një bashkëpunim që vijon nga viti i kalur me synimin për ta kthyer atë në një traditë.  

Konkursi në gjuhën frënge “Plume d`Or” vjen në kuadër të Pranverës Frankofone prandaj e pranishme ishte edhe ambasadorja e Francës në Tiranë, znj. Catherine Suard.

Ajo së bashku me zëvendësrektorin për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre dhe presidentin e Aleancës Franceze të Korçës, z. Ilia Skëndi përshëndetën dhe uruan pjesëmarrësit duke i përgëzuar për punën dhe dashurinë me të cilën mësojnë gjuhët e huaja.

Një mesazh shumë të bukur përcolli edhe studentja e këtij Departamenti, Erika Lubonja, e cila krahas gjuhës angleze po mëson edhe gjuhën frënge.

Më pas, nxënësit të ndarë në 2 grupe zhvilluan tezën e konkursit, përgjigjet e së cilës do të jepen të shoqëruara edhe me çmimet përkatëse.

Previous Post
PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” MARRIN PJESË SI KËRKUES SHKENCORË NË PROJEKTIN “DATA COLLECTION GUIDELINES FOR TOURISM AND SUSTAINABILITY MONITORING IN CULTURAL DESTINATIONS”
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ORGANIZOI NJË VEPRIMTARI POETIKE NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË POEZISË, KU TË FTUARA ISHIN AKTORET E MIRËNJOHURA ZAMIRA KITA E EVA ALIKAJ
Postimet e fundit