U ZHVILLUA KONFERENCA SHKENCORE MBARËSHQIPTARE ME TEMË: “130 VJET MËSONJËTORJA E PARË SHQIPE-VATËR E ARSIMIMIT, EMANCIPIMIT DHE NGRITJES SË VETËDIJES KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE”.

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti  “Fan Noli”  Korçë,  në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, Fakultetin e Edukimit të  Universitetit të Prishtinës, Fakultetin e Edukimit të  Universitetit të Gjilanit, Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Shkupit, Drejtorinë Arsimore Rajonale të Korçës, organizuan në datën 6 Mars  2017, Konferencën  Shkencore Mbarëshqiptare me temë: 130 vjet Mësonjëtorja e Parë Shqipe-vatër  e arsimimit, emancipimit dhe ngritjes  së  vetëdijes  kombëtare  të  shqiptarëve”.

Kjo konferencë   u organizua në kuadrin e 130-vjetorit të hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe të Korçës, pionierja e parë e arsimit kombëtar, si ngjarja me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare dhe me ndikim në hapësirën mbarëshqiptare.

Fjala e mirëseardhjes u mbajt nga rektori i Universitetit të Korçës, Prof. dr. Ali Jashari. Konferencën e përshëndetën përfaqësues të pushtetit vendor Korçë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, të Universitetit të Tiranës, të Universitetit të Prishtinës, Gjilanit dhe Gjakovës në Kosovë, të Fakultetit  të  Filologjisë në Universitetin e Shkupit, Universitetit “Nënë Tereza”  Shkup,  Universitetit Shtetëror të Tetovës,  Maqedoni.  Në këtë konferencë sollën prurje të reja dhe ndihmesa  shkencore studiues, profesorë, si dhe kërkues të rinj  në katër fusha kryesore: Histori, Gjuhësi, Letërsi dhe  Edukim.  Pas përfundimit të konferencës, për pjesëmarrësit u organizuan vizita në Muzeun e Universitetit, Muzeun Kombëtar të Arsimit,  Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar dhe në Pazarin e Vjetër të Korçës. 

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet