UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” KA LIDHUR MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME KOLEGJIN UNIVERSITAR AAB NË PRISHTINË.

Në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale, Universiteti “Fan S. Noli”  ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin universitar AAB në Prishtinë. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në mjediset e Kolegjit AAB, nga rektorët e dy institucioneve respektive, prof. dr. Ali Jashari, Universiteti “Fan S. Noli” dhe prof. dr. Lulzim Tafa, Kolegji AAB. Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin e dy institucioneve për promovimin e kërkimeve shkencore nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve nëpërmjet fakulteteve, vizita të studentëve, pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike, bashkëpunim i ndërsjelltë lidhur me organizimin e programeve të përbashkëta, etj.. Gjatë këtij takimi, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Ali Jashari, tha se do të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë sektorët që ka Kolegji AAB, dhe këtë marrëveshje e quajti si një shtrirje më të gjerë të plotësimit të misionit të institucionit që ai drejton. Universiteti “Fan S. Noli”, ofron programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë, ka katër fakultete të shtrirë në 14 departamente dhe sot, ky universitet është qendra më e madhe arsimore, kulturore dhe shkencore në rajonin e Korçës dhe më gjerë.    Rektori i Kolegjit AAB, prof. dr. Lulzim Tafa, ka çmuar lart këtë bashkëpunim ndërinstitucional, dhe shtoi se kjo marrëveshje është në përputhje të plotë me konceptet zhvillimore, të cilat ofrohen në këtë institucion të arsimit të lartë.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com