U NËNSHKRUA MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT MIDIS FAKULTETIT FILOZOFIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS DHE FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË TË UNIVERSITETIT TË KORÇËS
Në datën 15 dhjetor 2017 në sallën e Senatit Akademik u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Fakultetit Filolozofik të Universitetit të Prishtinës dhe Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë të Universitetit “Fan S. Noli”. Gjatë takimit, në të cilin morën pjesë drejtues dhe pedagogë të të dy universiteteteve, u diskutua për bashkëpunimin dypalësh në shkëmbimin e stafit akademik për biseda e cikle leksionesh, shkëmbimin e studentëve për praktika mesimore e shkencore, shkëmbimin e përvojave pedagogjike, organizimin e seminareve shkencore e simpoziumeve, realizimin e kërkimeve shkencore etj. Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i Fakultetit Filolozofik të Universitetit të Prishtinës, prof. as. dr. Bujar Dugolli dhe dekani i FEF të Universitetit të Korçës prof. as. dr. Pavllo Cicko.