TAKIM PROMOVUES PËR PROGRAMIN E STUDIMIT "GUIDË TURISTIKE"

Në datën 16 maj, në mjediset e Amfiteatrit të FEF u zhvillua një takim me studentët e viteve të treta të programeve të studimit Histori-Gjeografi, Administrim Biznesi në Marketing, Administrim Biznesi në Turizëm dhe Gjuhë Angleze. Ky takim kishte si qëllim promovimin e programit të studimit “Master profesional”në “Guidë Turistike", i cili vjen si një bashkëpunim midis departamentit Marketing-Turizëm të FE dhe departamentit Histori-Gjeografi të FEF. Gjatë takimit pedagogët e të dy departamenteve theksuan se ky program studimi synon të përgatisë udhërrëfyes turistikë të mirëtrajnuar, të cilët mund të punojnë jo vetëm në rajonin e Korçës, por në të gjithë Shqipërinë. Ata thanë se hapja e këtij masteri erdhi si rezultat i rritjes së nevojave për udhërrëfyes turistikë pas rritjes së numrit të turistëve dhe të huajve që vizitojnë rajonin e Korçës.
Studentët treguan interes dhe bënë pyetje të ndryshme për profesionin e udhërrëfyesit turistik, mundësitë që ofron tregu i punës pas përfundimit të këtij programi etj.