SENATI AKADEMIK I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” NDEROI ME TITULLIN “DOCTOR HONORIS CAUSA” IMZOT JOAN PELUSHIN

Në datën 23 korrik 2018, në sallën e konferencave “Teodor Laço” të Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit, “Doctor Honoris Causa”, Imzot Joan Pelushit, ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, institucioneve, komuniteteve fetare, bota akademike e intelektuale. Prof. as. dr. Dion Tushi foli për formimin dhe kontributin shkencor të Hirësisë së Tij, si një klerik i lartë, i përkushtuar dhe një intelektual erudit. Bibliografia shkencore e tij, numëron qindra artikuj të botuar në gazeta, revista e periodikë shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Rektori i Universitetit, prof. dr. Ali Jashari i dorëzoi Imzot Joan Pelushit titullin me këtë motivacion: “Personalitet i shquar i botës shpirtërore dhe fetare, humanist i madh, përkthyes, themelues dhe drejtues i revistës periodike “Tempulli”, duke dhënë ndihmesa të shquara në fushën e kulturës, arkeologjisë, filozofisë, teologjisë, historisë, albanalogjisë etj.; bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i Universitetit “Fan S. Noli”, me rastin e 20-vjetorit të fronëzimit të tij si Mitropolit i Korçës”. Imzot Joani falënderoi Senatin Akademik të UNIKO për vlerësimin dhe mbajti ligjëratën “Tempulli dhe qëllimi i ekzistencës”. Ceremoninë e përshëndeti edhe Kori “Lyra” nën drejtimin e muzikologut Pandi Bello. 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com