REKTORI I UNIKO PROF. DR. ALI JASHARI U NDERUA NGA KOLEGJI UNIVERSITAR PER BIZNES DHE TEKNOLOGJI (UBT), PRISHTINË ME ÇMIMIN “EXCELLENCE LEADERSHIP AWARD”

Në datën 14 shkurt 2020, rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, u nderua nga Kolegji Universitar për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë me çmimin “Excellence Leadership Award”. Rektori i UBT, prof. dr. Edmond Hajrizi, i dorëzoi çmimin me këtë motivacion: “Me qëllim të vlerësimit të atributeve dhe ndihmës së dhënë Kosovës në aspektin akademik dhe jo vetëm, njëherësh në respektim të veprave të tij si profesor dhe si rektor, UBT ka vendosur të vlerësojë rektorin e Universitetit të Korçës, prof. dr. Ali Jasharin, me çmimin “Excellence Leadership Award”. Ky çmim, sipas rektorit Hajrizi, u jepet personaliteteve të shquara vendore e ndërkombëtare për kontributin e tyre në sfera të ndryshme të jetës, sikurse është dhe profesor Ali Jashari.
Në fjalën e tij rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari theksoi se ndjehet i nderuar me këtë çmim dhe se respekti i shprehur ndaj tij do të jetë një shtysë që do ta mbajë edhe më të fuqishëm bashkëpunimin me UBT-në dhe Kosovën. Ceremonia e vlerësimit u zhvillua gjatë veprimtarisë me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku UBT organizoi një sërë veprimtarish për nder të kësaj feste.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, mori pjesë në veprimtari e takime të ndryshme, përfshi këtu edhe ato me karakter shkencor, duke dhënë kontributin e tij të veçantë. 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com