“FAKE NEWS”- LEKSION I HAPUR NGA GAZETARI, Z. ILIR ALIAJ ME STUDENTË TË UNIKO

Në datën 20 nëntor 2019, në mjediset e Rektoratit u zhvillua leksioni i hapur me temë "Fake News", nga gazetari, z. Ilir Aliaj. Ky leksion u organizua nga Qendra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve, Tiranë në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës dhe Alumni dhe departamentin e gjuhës dhe letërsisë të UNIKO. Të pranishëm në këtë leksion ishin studentë të programit të studimit “Master i shkencave” në “Media, kulturë dhe editim”. Sipas gazetarit Aliaj qëllimi i këtij leksioni ishte ndërgjegjësimi i studentëve në lidhje me publikimin e lajmit të rremë nga mediat sociale. Ai tha se një nga burimet kryesore të informimit për të rinjtë sot, lidhur me çështjet politike, ekonomike, sociale, kulturore e sportive, është pikërisht media sociale. Leksioni u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi, ku studentët bënë pyetje dhe diskutuan mbi çështjen e trajtuar.