TELEVIZIONI A2, PARTNERI EKSKLUZIV I CNN NË SHQIPËRI, NIS REKRUTIMIN E STAFIT

A2, kanali televiziv i lajmeve në partneritet ekskluziv me CNN, ka nisur zyrtarisht procesin e rekrutimit të stafit në Shqipëri. Aktualisht, A2 po kërkon të punësojë profesionistë për një sërë rolesh, si gazetarë dhe redaktorë, kameramanë, montazhierë, producentë si dhe profesionistë të tjerë të medias për pozita teknike dhe administrative.

Të gjithë kandidatët janë të ftuar të regjistrohen përmes platformës online të rekrutimit (www.a2news.com/careers). Drejtimi i A2 ka shpjeguar që po kërkon njëkohësisht profesionistë me përvojë si dhe të rinj të talentuar, me integritet, që kërkojnë të thellojnë njohuritë e tyre.

A2, i cili është kanali informativ në partneritet ekskluziv me CNN në Shqipëri, parashikohet të nisë transmetimin brenda vitit 2018, dhe aktualisht është në procesin e prokurimit dhe implementimit të teknologjive të fjalës së fundit, të cilat do të vendosen në studiot dhe zyrat ekzistuese pranë ABA Business Center, në Tiranë.

Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet CNN dhe A2 pritet të ketë një ndikim të ndjeshëm në tregun shqiptar të medias, sipas Roland Nikolaou, i cili është Drejtor i CNN International Commercial për Partneritet për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Nikolaou shpjegoi strategjinë e CNN për të ndërtuar një rrjet global filialesh, duke zgjeruar përmbajtjen e tij dhe standardet gazetarisë së pavarur në të gjithë botën. “Vendosëm të ndërtojmë partneritet me Gener 2 për materializimin e televizionit të lajmeve A2, i cili do të jetë partneri ynë ekskluziv në Shqipëri”, tha ai gjatë një takimi të fundit në Tiranë.

Nikolaou vuri në dukje që CNN do ta mbështesë A2 në forma të ndryshme, duke përfshirë edhe trajnimin e stafit dhe fuqizimin e prodhimit të lajmeve sipas praktikave dhe standardeve të CNN. Një program trajnimesh me ekspertë ndërkombëtarë dhe rajonalë, do të zbatohet për stafin shqiptar përgjatë vitit 2018, në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri.

Televizioni A2 do të prodhojë lajme lokale për audiencat shqipfolëse duke bashkëpunuar ngushtë me rrjetin e CNN për shkëmbimin e përmbajtjes. Ndërsa lajme nga rrjeti i CNN do t’u transmetohen audiencave shqipfolëse përmes A2, ky i fundit do të ofrojë lajmet më të rëndësishme lokale për CNN International.

Themelimi i televizionit A2, si partneritet ekskluziv ndërmjet Cable News Network (CNN) dhe kompanisë shqiptare Gener 2, u njoftua për herë të parë në shkurt 2018. Zyrat dhe studiot e tij qendrore do të jenë në Tiranë, me qendra lajmesh në qytete të tjera të Shqipërisë dhe në vendet e rajonit.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet