Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIKO BËHET PJESË E PLATFORMËS UCRIS (UNIVERSITY CURRENT RESEARCH INFORMATION SYSTEM)

Në datën 20 prill 2021, pedagogë dhe punonjës ndihmësakademikë të UNIKO morën pjesë në trajnimin e organizuar nga Rrjeti Akademik Shqiptar (RASH) për prezantimin e platformës UCRIS (University Current Research Information System), në kuadër të projektit të mbështetur nga BE, EOSC (Europian Open Science). Kjo wshtw njw platformë qw do të zbatohet në të gjitha IAL-të e Shqipërisë dhe qw konsiston në krijimin e një baze të dhënash në llogarinë e çdo pedagogu, ku ky i fundit do të ketë mundësi:

-të dokumentojë në mënyrë të standardizuar produktet e kërkimit shkencor të tij,

-të ketë akses në të dhënat kërkimore të përdorura në vendet të tjera,

– të ndihmojë kërkuesit e rinj me burime kërkimore të vërtetuara.

Krijimi i bazës kombëtare të të dhënave të kërkimit shkencor me standardet e kërkuara është hapi i parë i rëndësishëm për fillimin e procesit të vlerësimit të cilësisë së veprimtarisë kërkimore-shkencore të institucioneve publike të arsimit të lartë.

Leave a Reply

en_USEnglish