AKKSHI – Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) 2026
Drejtues i projektit: Dr. Juliana Çyfeku
Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë
Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
Përshkrimi i projektit:
Qëllimi i projektit është të hulumtojë zhvillimin gjuhësor dhe aftësitë njohëse te fëmijët e vegjël shqipfolës të moshës 5–6 vjeç, me synimin për të identifikuar cilat janë metoda, teknika në mësishmenie dhe mjete didaktike që do të nxitin zhvillimin e tyre, përmës të mësuarit të gjuhës angleze.
Objektivat e projektit:
- Prezantimi dhe hulumtimi i zhvillimit gjuhësor dhe njohës tek fëmijët 5-6 vjeç brenda rajonit të Korçës. Evidentimi situatën e të mësuarit të gjuhës angleze në institucionet arsimore te parashkollorit ne vendin tone (rast studimi DRAP Korçë). Faktorët që e ndihmojnë apo frenojnë atë.
- Hartimin e instrumenteve për matjen e njohjes së gjuhës angleze tek fëmijët dhe analizimin e teknikave të përdorura nga mësuesit, duke synuar identifikimin dhe vlerësimin e përfshirjes së nxënësve Pre-A1 në aktivitetet EFL, si tregues të gatishmërisë për të nxënë dhe të zhvillimit të aftësive shumëgjuhësore, personale dhe sociale.
- Të sugjerojë mjetet dhe teknikat didaktike që hapin mundësi në mësimin e gjuhës Angleze në këtë grupmoshe referuar rekomandimeve te studiuesve bazuar në grupmosha e fëmijëve.
- Të evidentojë dhe analizojë rëndësinë e këtyre mjeteve e teknikave didaktike nëpërmjet gjetjeve qe mblidhen nga instrumentat e matjes dhe vëzhgimi në klasë.
- Të prezantojë gjetjet dhe të argumentojë shkencërisht rëndësinë e gjuhës angleze në ecurinë psikomotore dhe emocionale të femijëve, duke rekomanduar teknika dhe mjete didaktike të përshtatshme (botime në revista prestigjoze të indeksuara në disa databaza dhe konferenca shkencore permbyllëse).
- Të nxitet dhe të fuksionojë një Forum Virtual mes mësuesve dhe më gjerë në lidhje me të nxënët, forma dhe modele inovative të mësimit të gjuhës angleze.
- Të kontribuojë në ndërtimin e rekomandimeve për politika arsimore, të cilat promovojnë qasje zhvillimore, gjithëpërfshirëse dhe jo-invazive për vlerësimin e të nxënit të hershëm të gjuhëve të huaja.

