Zhvillimi Sinergjik i Aftësive Gjuhësore në Fëmijërinë e Hershme: Qasje Gjithëpërfshirëse për Mësimin e Gjuhës Angleze (LACE-E)

AKKSHI – Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) 2026

Drejtues i projektit:  Dr. Juliana Çyfeku

Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë

Kohëzgjatja e projektit:  24 muaj

Përshkrimi i projektit:

Qëllimi i projektit është të hulumtojë zhvillimin gjuhësor dhe aftësitë njohëse te fëmijët e vegjël shqipfolës të moshës 5–6 vjeç, me synimin për të identifikuar cilat janë metoda, teknika në mësishmenie dhe mjete didaktike që do të nxitin zhvillimin e tyre, përmës të mësuarit të gjuhës angleze.

Objektivat e projektit:

  1. Prezantimi dhe hulumtimi i zhvillimit gjuhësor dhe njohës tek fëmijët 5-6 vjeç brenda rajonit të Korçës. Evidentimi situatën e të mësuarit të gjuhës angleze në institucionet arsimore te parashkollorit ne vendin tone (rast studimi DRAP Korçë). Faktorët që e ndihmojnë apo frenojnë atë.
  2. Hartimin e instrumenteve për matjen e njohjes së gjuhës angleze tek fëmijët dhe analizimin e teknikave të përdorura nga mësuesit, duke synuar identifikimin dhe vlerësimin  e përfshirjes së nxënësve Pre-A1 në aktivitetet EFL, si tregues të gatishmërisë për të nxënë dhe të zhvillimit të aftësive shumëgjuhësore, personale dhe sociale.
  3. Të sugjerojë mjetet dhe teknikat didaktike që hapin mundësi në mësimin e gjuhës Angleze në këtë grupmoshe referuar rekomandimeve te studiuesve bazuar në grupmosha e fëmijëve.
  4. Të evidentojë dhe analizojë rëndësinë e këtyre mjeteve e teknikave didaktike nëpërmjet gjetjeve qe mblidhen nga instrumentat e matjes dhe vëzhgimi në klasë.
  5. Të prezantojë gjetjet dhe të argumentojë shkencërisht rëndësinë e gjuhës angleze në ecurinë psikomotore dhe emocionale të femijëve, duke rekomanduar teknika dhe mjete didaktike të përshtatshme (botime në revista prestigjoze të indeksuara në disa databaza dhe konferenca shkencore permbyllëse).
  6. Të nxitet dhe të fuksionojë një Forum Virtual mes mësuesve dhe më gjerë në lidhje me të nxënët, forma dhe modele inovative të mësimit të gjuhës angleze.
  7. Të kontribuojë në ndërtimin e rekomandimeve për politika arsimore, të cilat promovojnë qasje zhvillimore, gjithëpërfshirëse dhe jo-invazive për vlerësimin e të nxënit të hershëm të gjuhëve të huaja.
Previous Post
Perceptimet e të rinjve dhe sjelljet pro‑klimë në Qarkun Korçë: Evidencë për edukim, politika vendore dhe veprim komunitar
Next Post
Rrjetëzimi i studimeve kadareane në Hapësirën Evropiane të Kërkimit