STUDENTË E GAZETARË NË NJË DISKUTIM TË HAPUR MBI SFIDAT E GAZETARISË SË SOTME

Në datën 11 nëntor 2026 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u bënë bashkë studentë që synojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në gazetari, gazetarë të mediave lokale e korrespondentë të mediave kombëtare, të cilët zhvilluan një diskutim të hapur me fokus lirinë e shprehjes, privatësinë dhe përgjegjësinë e medias.

Në kuadër të bashkëpunimit mes UNIKO, Institutit Shqiptar të Medias dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, takimi solli në vëmendje rëndësinë e një gazetarie të lirë, që evidenton problematikat e shoqërisë pa censurë dhe vetëcensurë, si dhe rolin e institucioneve rregullatore në mbështetjen e standardeve profesionale dhe jo thjesht në ndëshkim.

Për studentët, ky ishte më shumë se një diskutim: një mundësi për të dëgjuar nga afër përvojat e profesionistëve, për të ndarë mendime dhe për të kuptuar sfidat e gazetarisë së sotme.

 

Previous Post
MARRËVESHJE NDËRINSTITUCIONALE ERASMUS+ MES UNIKO E HAN UNIVERSITY OF APPLIED SCIENCES, HOLANDË