NGA AUDITORËT TE INDUSTRIA: EIT DHE UNIKO ÇOJNË KËRKIMIN SHKENCOR DIREKT TE BIZNESI NË JUGLINDJE!

Në datën 25 nëntor 2026 në Korçë, kërkimi shkencor dhe inovacioni marrin një dimension të ri veprimi. Për të disatën herë radhazi, përmes veprimtarive dhe Info Days të organizuara në Korçë, Pika Kombëtare e Kontaktit (NCP) për EIT në Shqipëri, prof. dr. Klodiana Gorica ka konsoliduar dhe rritur me hapa të sigurt kapacitetet e kërkimit shkencor dhe inovacionit në rajonin e Juglindjes.
Me mbështetjen e AKKSHI-t, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), kjo nismë këtë herë shënoi një kthesë të rëndësishme: kalimin nga formatet akademike tradicionale drejt një seance pune tërësisht teknike e ndërvepruese, të zhvilluar drejtpërdrejt në laboratorët dhe mjediset industriale të kompanisë Sallameri FIX.
Universiteti “Fan S. Noli” angazhoi lidershipin e tij institucional, përfshirë zëvendësrektoren për kërkimin dhe shkencën, të gjithë ekipin e Zyrës së Projekteve, si dhe pedagogët e studentët e Fakultetit të Bujqësisë (departamenti i Agroushqimit, Bachelor “Teknologji Ushqimore” dhe Master Profesional “Cilësia dhe Siguria Ushqimore”).
Me mikpritjen e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit te FIX, takimi u fokusua në analizën teknike të nevojave të sipërmarrjes për t’i përshtatur ato drejtpërdrejt me modulet e thirrjeve aktuale EIT Food.
Përmes kësaj qasjeje poshtë-lart, nevojat reale të tregut orientojnë përgatitjen e aplikimeve për projekte të përbashkëta kërkimore, ndërsa studentët e UNIKO përfitojnë praktika me kredite akademike dhe financime për Start-up-e të reja, duke lartësuar kërkimin shkencor dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës në të gjithë rajonin!
Previous Post
55 VITE HISTORI, KRENARI DHE SUKSES!
Next Post
Programi i Bursave “You and Europe”