“PËRTEJ AUDITORIT: PROJEKTIMI I KURSEVE UNIVERSITARE NË MJEDISIN E MËSIMDHËNIES SË KOMBINUAR” – TRAJNIM NË UNIKO

Më 10–11 nëntor 2026, në ambientet e BE_HUB, pranë Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë të Universitetit “Fan S. Noli”, u zhvillua trajnimi “Përtej auditorit: Projektimi i kurseve universitare në mjedisin e mësimdhënies së kombinuar”, organizuar nga departamenti i Gjuhëve të Huaja në kuadër të projektit Erasmus+ “Mësimdhenia e Kombinuar në Universitetet e Ballkanit Perëndimor”.

Aktiviteti mblodhi anëtarë të stafit akademik në një hapësirë bashkëpunimi, reflektimi dhe shkëmbimi përvojash, me synimin për të zhvilluar qasje bashkëkohore në projektimin dhe organizimin e kurseve universitare, duke ndërthurur me efektivitet mësimdhënien në auditor me atë online.

Përmes tri moduleve tematike, zhvilluar nga prof. as. dr. Benita Stavre, dr. Suela Koça dhe dr. Lorena Robo, pjesëmarrësit eksploruan modelet pedagogjike të mësimdhënies së kombinuar, përzgjedhjen dhe përdorimin e mjeteve digjitale dhe të inteligjencës artificiale në procesin mësimor, si dhe format e reja të vlerësimit dhe të feedback-ut në mjediset e kombinuara të të nxënit.

Për pjesëmarrësit, trajnimi u organizua bazuar në metodologjinë e komunikimit në auditor dhe online, duke u bazuar në veprimtari sinkrone dhe asinkrone. Në ditën e dytë të trajnimit, pjesëmarrësit vijuan projektimin dhe finalizimin e modeleve të tyre të mësimdhënies së kombinuar.

Previous Post
SESION SHKENCOR KUSHTUAR JETËS DHE VEPRËS SË POETIT TË SHQUAR TË ROMANTIZMIT EVROPIAN, XHORXH GORDON BAJRON