“SIPËRMARRJA PËRMES VIZIONIT TË GRUAS”- PANEL DISKUTIMI ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I MENAXHIMIT, FE

Në datën 19 nëntor 2026, në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, departamenti i Menaxhimit pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli”, organizoi panelin e diskutimit “Sipërmarrja përmes vizionit të gruas”, i dedikuar rolit dhe kontributit të gruas në botën e biznesit.

Në takim ishin ftuar gra të suksesshme në sipërmarrje, ndër to Alumni të FE dhe partnere bashkëpunimi, të cilat ndanë me studentët e këtij Fakulteti rrugëtimin e tyre: idetë, fillimet, sfidat dhe vendosmërinë që i ktheu idetë në nisma konkrete. Ishte një rast i veçantë për të dëgjuar histori reale suksesi në fushën e sipërmarrjeve të guximshme.

Takimin e hapi përgjegjësja e Departamentit, dr. Marinela Teneqexhi, ndërsa përshëndeti të pranishmit edhe prof. as. dr. Aida Gabeta, dekane e FE, njëkohësisht edhe pedagoge e lëndës së sipërmarrjes. Ajo theksoi se takime të tilla u japin studentëve më shumë se njohuri: u japin modele për t’u frymëzuar, kontakte për t’u mbështetur dhe guximin për të bërë hapin e parë.

Universiteti “Fan S. Noli” vazhdon të forcojë urat e bashkëpunimit me botën e biznesit dhe të nxisë te të rinjtë kreativitetin, iniciativën dhe dëshirën për sfida të reja.

Previous Post
Shpallje e thirrjes për vetëkandidim për tre anëtarë akademikë, kategoria “Profesorë”, të Komitetit të Etikës në Kërkimin Shkencor