Perceptimet e të rinjve dhe sjelljet pro‑klimë në Qarkun Korçë: Evidencë për edukim, politika vendore dhe veprim komunitar

AKKSHI – Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) 2026

Drejtues i projektit:  Dr. Ermira Jashiku

Departamenti i Histori- Gjeografisë , Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë

Kohëzgjatja e projektit:  24 muaj

Përshkrimi i projektit:

Qëllimi i këtij projekti është të prodhojë evidencë shkencore të verifikueshme mbi perceptimet, njohuritë dhe sjelljet pro‑klimë të të rinjve në Qarkun e Korçës, në mënyrë që të mbështesë përmirësimin e edukimit klimatik në shkollat e mesme dhe në universitet, të informojë politikë‑bërjen vendore me të dhëna konkrete dhe të nxisë veprimin komunitar të qëndrueshëm në nivel bashkie e lagjeje. Përmes kombinimit të anketave sasiore dhe intervistave cilësore, përpunimit të të dhënave me SPSS dhe diseminimit aktiv (konferencë me nxënësit e shkollave të mesme, dhe studentët workshop metodologjik), projekti synon të mbyllë boshllëkun e evidencës për Korçën dhe të kontribuojë në ndërtimin e kompetencave qytetare pro‑klimë te të rinjtë.

Objektivat e projektit:

  1. Të identifikojë nivelin e njohurive dhe perceptimeve të të rinjve mbi ndryshimet klimatike.
  2. Të analizojë sjelljet pro‑klimë dhe faktorët që ndikojnë në to.
  3. Të vlerësojë rolin e edukimit formal dhe jo‑formal.
  4. Të propozojë rekomandime për politika vendore dhe edukim klimatik.
Previous Post
AFTËSITË E MENDIMIT TË AVANCUAR NË KURRIKULAT UNIVERSITARE TË GJUHËVE TË HUAJA: SFIDA DHE MODELE PËR MËSIMDHËNIEN DIGJITALE
Next Post
Zhvillimi Sinergjik i Aftësive Gjuhësore në Fëmijërinë e Hershme: Qasje Gjithëpërfshirëse për Mësimin e Gjuhës Angleze (LACE-E)