Rrjetëzimi i studimeve kadareane në Hapësirën Evropiane të Kërkimit

AKKSHI – Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) 2026

Drejtues i projektit:  Prof.as.dr. Eris Rusi

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë , Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë

Kohëzgjatja e projektit:  24 muaj

Përshkrimi i projektit:

Qëllimi i projektit është ndërtimi i studimit më të plotë dhe më të strukturuar mbi prozën e Ismail Kadaresë, duke e vendosur atë në një kornizë të integruar teorike dhe në dialog të drejtpërdrejtë me kërkimin evropian bashkëkohor. Projekti synon të kapërcejë fragmentarizimin ekzistues të studimeve kadareane përmes një shqyrtimi sistematik të literaturës kombëtare dhe ndërkombëtare dhe përmes hartimit të një modeli të unifikuar analitik.

Objektivat e projektit:

  • Përfundimi dhe botimi i monografisë dyvëllimëshe MAGNUM OPUS, ku vëllimi i parë do të artikulojë modelin teorik të narracionit kadarean dhe vëllimi i dytë do të zbatojë këtë aparat analitik mbi romanet kryesore. Monografia do të pajiset me aparat të plotë shkencor dhe referenca ndërkombëtare.
  • Projekti synon gjithashtu publikimin e tre artikujve shkencorë në revista të indeksuara në Scopus, të cilët do të sintetizojnë dimensionet kryesore të kërkimit dhe do të pozicionojnë studimin shqiptar në qarkullimin ndërkombëtar të dijes.
  • Një tjetër objektiv është organizimi i një konference shkencore mbarëkombëtare mbi veprën e Ismail Kadaresë, e cila do të shërbejë si platformë prezantimi e rezultateve dhe si hapësirë bashkëpunimi akademik rajonal. Aktet e konferencës do të botohen në një numër special të Buletinit Shkencor të Universitetit me ISBN përkatës.
  • Projekti synon përfshirjen aktive të stafit akademik dhe të studentëve në procesin kërkimor, duke forcuar kapacitetet institucionale dhe duke ndërtuar një lidhje të qëndrueshme midis mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
  • Projekti ka si objektiv institucional krijimin e një modeli të qëndrueshëm të rrjetëzimit të studimeve kadareane në Hapësirën Evropiane të Kërkimit.
Postimi i Mëparshëm
Zhvillimi Sinergjik i Aftësive Gjuhësore në Fëmijërinë e Hershme: Qasje Gjithëpërfshirëse për Mësimin e Gjuhës Angleze (LACE-E)
Postimi Pasues
VLERËSIMI I STATUSIT TË VAKSINIMIT DHE I PROFILIT SEROLOGJIK NDAJ HEPATITIT B TEK PUNONJËSIT E SHËNDETËSISË