Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

VITI 2023 NIS ME IDE TË REJA DHE KONKRETE NË BASHKËPUNIMIN MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE KOLEGJIT UNIVERSITAR PËR BIZNES DHE TEKNOLOGJI, PRISHTINË

Në datën 12 janar 2023, në një takim që rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello zhvilloi me rektorin e UBT, prof. dr. Edmond Hajrizi u diskutua rreth mundësive të reja për zgjerimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve. Ndërsa vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm në projekte e veprimtari të përbashkëta, ata u ndalën në krijimin e hapësirave konkrete për zgjerimin e mëtejshëm të tij me proritet në fushën e edukimit, teknologjisë së informacionit, infermierisë, ekonomisë etj.

Gjatë bisedës, ku ishin të pranishëm edhe zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre, zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili dhe pedagogia, dr. Maria Dojçe u fol për mundësitë  e bashkëpunimit në programe të përbashkëta studimi, në zhvillimin e praktikave mësimore për studentët, për aplikime në projekte me interes të përbashkët etj.

Leave a Reply