Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“KOSOVO GENOCIDE- NEVER AGAIN”-PEDAGOGË E STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” PËRKUJTUAN VIKTIMAT E MASAKRËS SË REÇAKUT

Në datën 15 janar 2023, në përkujtim të viktimave të Luftës në Kosovë në mjediset e Rektoratit të Universitetit “Fan S. Noli”, pedagogë, studentë dhe përfaqësues të Këshillit Studentor u bënë bashkë për të ndezur flakën e kujtesës.

Lulëkuqja me katër petale le të simbolizojë genocidin e ushtruar ndaj fëmijëve, burrave, grave dhe të moshuarve të pakursyer nga lufta.

Ndezja e qirinjve në përkujtim të Masakrës së Reçakut është një solidarizim shpirtëror me familjet e të rënëve në Kosovë. Përballja me të vërtetat është nevojë, kulturë dhe sfidë, ndaj është e domosdoshme të krijojmë memorie historike te brezat e ardhshëm.

“Kosovo Genocide- Never Again”

Leave a Reply