Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

I MBULUAR ME LAVDI TË PËRJETSHME, HEROI YNË KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTI, SKËNDERBEU U PËRKUJTUA NË 555-VJETORIN E VDEKJES SË TIJ NË NJË VEPRIMTARI TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORI-GJEOGRAFISË

Në datën 17 janar 2023 Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu u përkujtua në një veprimtari të organizuar nga departamenti i Historisë dhe Gjeografisë në 555-vjetorin e vdekjes së tij. Në këtë veprimtari, e cila u zhvillua në mjediset e bibliotekës “Kongresi i Manastirit, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ishin të pranishëm pedagogë e studentë të këtij Departamenti dhe të ftuar mësues e nxënës të shkollave të mesme “Themistokli Gërmenji” e “Ymer Dishnica”, Korçë; “Fuat Babani”, Bilisht;  “Isuf Dalipi”, Mollaj etj.

Takimin e përshëndeti fillimisht zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili ndërsa më pas të pranishmit patën kënaqësinë të ndiqnin kumtesat e pedagogeve të këtij Departamenti: dr. Alba Kreka me temën: “Refleksione mbi mitin e Skënderbeut” dhe dr. Adelina Nexhipi me kumtesën: “Gjergj Kastriot Skënderbeu në mendimin politik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare”. Gjithashtu, një kumtesë mjaft interesante solli në këtë veprimtari edhe z. Nuredin Nazarko, mësues i lëndës së historisë në shkollën e mesme të bashkuar “Isuf Dalipi”, Mollaj me titull “Mes mitit dhe realitetit historik”.

Skënderbeu ka hyrë në histori si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte ushtrinë osmane nga më të organizuarat dhe më modernet e kohës së vet. Si një burrë i madh shteti, ai udhëhoqi luftën për pavarësi të kombit shqiptar kundër pushtuesit osman, si dhe punoi për bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar.

Leave a Reply