Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PRIORITETET E PUNËS SË DREJTUESVE TË UNIVERSITETIT ‘FAN S. NOLI” PËR VITIN E RI KALENDARIK QË SAPO KA NISUR ISHIN NË QENDËR TË NJË TAKIMI QË REKTORI, PROF. DR. DHIMITRI BELLO ZHVILLOI ME PREFEKTIN E KORÇËS, Z. NERTIL JOLE   

Në datën 10 janar 2023, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili zhvilluan një takim me prefektin e Qarkut, Korçë, z. Nertil Jole.

Në fokus të bisedës mes tyre ishin prioritetet e punës së drejtuesve të Universitetit për këtë vit të ri kalendarik, si dhe u shkëmbyen ide e mendime për gjallërimin e jetës universitare dhe jo vetëm.Në takim u nënvizuan mundësitë për zgjerimin e veprimtarive që do të zhvillojë Universiteti “Fan S. Noli”, si dhe për forcimin e bashkëpunimit me universitete të Bashkimit Evropian dhe vendeve të OECD për çeljen e programeve të përbashkëta të studimit, përmirësimin e bashkëpunimit me pushtetin vendor në të mirë të Universitetit dhe zhvillimit ekonomik të rajonit tonë etj.

Leave a Reply