Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“DHURO DHE BËJ TË LUMTUR NJË FËMIJË”-KËTË VIT MES VOGËLUSHËVE TË FSHATIT BREGAS

Në datën 30 dhjetor 2022, përfaqësues të stafit dhe studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” me urimin “Gëzuar festat, një vit i mbarë dhe i begatë për të gjithë 2023” ishin mes vogëlushëve të klasave fillore të shkollës 9-vjeçare në fshatin Bregas. Është viti i dytë që Universiteti “Fan S. Noli”, ndërmerr nismën “Dhuro dhe bëj të lumtur një fëmijë”, së cilës këtë vit iu bashkua edhe stafi i Prefekturës së Qarkut, Korçë. Dhuratat e grumbulluara në mjediset e Rektoratit u shpërndanë për vogëlushët, të cilët i pritën plot gëzim, duke përcjellë falënderime e kartolina urimi të sinqerta fëminore.

Nuk mund të mbyllej më bukur ky vit për Universitetin “Fan S. Noli”, i cili bashkë me buzëqeshjet dhe gëzimin e vogëlushëve përcjell urimin “GËZUAR”.

Leave a Reply