Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“USING PADLET AS A MULTIMODAL APPROACH TO TEACHING LITERATURE” ISHTE TEMA E TRAJNIMIT NË KUADËR TË PROJEKTIT DIGICOMP ME LIGJËRUESE PHD. DANIELA STOICA

Në datën 17 mars 2023, departamenti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti “Fan S. Noli” zhvilloi trajnimin me temë “Using padlet as a multimodal approach to teaching literature” në kuadër të projektit DIGIKOMP të financuar nga Agjencia e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI). 

Ky është trajnimi IV që zhvillohet në kuadër të këtij projekti me pedagogë të ftuar të Universitetit tonë dhe mësues të shkollave të arsimit parauniversitar në Korçë.

Ligjëruesja, PhD. Daniela Stoica pedagoge dhe përgjegjëse e këtij Departamenti u shpreh se qëllimi është që mësuesit të dalin sadopak nga metoda tradicionale e mësimdhënies në lëndë të ndryshme, si:letërsi, histori, qytetari madje edhe në matematikë, duke ndërthurur në këtë proces tekstin me mundësitë e shumta që ofron teknologjia e informacionit, siç është edhe komunikimi online.

Leave a Reply