“KUJDESI PALIATIV, SFIDAT DHE ROLI I PROFESIONISTËVE TË SHËNDETIT NË OFRIMIN E KËTIJ SHËRBIMI” ISHTE TEMA E LEKSIONIT TË HAPUR QË U ORGANIZUA NGA DEPARTAMENTI I INFERMIERISË NË BASHKËPUNIM ME QENDRËN E KUJDESIT PALIATIV NË KORÇË, “MARY POTTER”  

Në datën 15 mars 2023 në mjediset e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u zhvillua leksioni i hapur me temë: “Kujdesi paliativ, sfidat dhe roli i profesionistëve të shëndetit në ofrimin e këtij shërbimi”, ku ishin të ftuara ekspertet në Kujdesin Paliativ, znj. Irena Laska dhe znj. Gerla Koleci.

Ky leksion i organizuar nga departamenti i Infermierisë në bashkëpunim me Qendrën e Kujdesit Paliativ, Korçë, “Mary Potter” u përshëndet fillimisht nga dr. Elda Nune zëvendësdekane e FSHNH dhe pedagogë të këtij Departametni. Sipas lektores Laska qëllimi është të shpërndahet një informacion më i gjerë në lidhje me shërbimin që ofron kujdesi Paliativ, i cili nuk ofrohet vetëm te pacientët në fund të jetës, por që në momentin kur njerëzit diagnostikohen me sëmundje të pashërueshme.

Kjo veprimtari, ku ishin të pranishëm studentë e pedagogë të departamentit të Infermierisë vjen edhe në kuadër të nismës që Organizata Ndërkombëtare e Kujdsit Paliativ ka ndërmarrë në bashkëpunim edhe me OBSH-në për ta bërë shërbimin e kujdesit paliativ të aksesueshëm edhe për ata që vuajnë nga sëmundje kronike të avancuara.

Gjithashtu, në këtë takim u vu theksi edhe në rëndësinë që merr shërbimi paliativ në stade terminale, ku përfshihen edhe çështjet etike të të bërit mirë, autonomia dhe drejtësia.

Previous Post
TURIN E TAKIMEVE QË UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ORGANIZOI NË KUADËR TË KËSHILLIMIT TË KARRIERËS E PËRMBYLLI ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME TË QYTETIT TË ORGANIZUAR NË BASHKËPUNIM ME BASHKINË, KORÇË
Next Post
“USING PADLET AS A MULTIMODAL APPROACH TO TEACHING LITERATURE” ISHTE TEMA E TRAJNIMIT NË KUADËR TË PROJEKTIT DIGICOMP ME LIGJËRUESE PHD. DANIELA STOICA