Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS DHE UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” LIDHËN MARRËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT ME QËLLIM VENDOSJEN DHE THELLIMIN E MËTEJSHËM TË TIJ NË FUSHËN AKADEMIKE DHE TË KËRKIMIT SHKENCOR, NË FUSHËN E ZHVILLIMIT TË VEPRIMTARIVE TË LIDHURA ME SHKËMBIMIN E STAFIT AKADEMIK, KËRKUESVE DHE STUDENTËVE, SI DHE NË FUSHA TË TJERA ME INTERES TË DYANSHËM

Në datën 27 tetor 2023, Universiteti “Fan S. Noli” i përfaqësuar nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, i përfaqësuar nga rektori, prof. dr. Andrea Maliqari nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në takimin, ku ishin të pranishëm edhe drejtues të tjerë të dy Universiteteve u theksua rëndësia që ka bashkëpunimi dypalësh në fushën akademike dhe të kërkimt shkencor, në fushën e zhvillimit të veprimtarive të lidhura me shkëmbimimin e stafit akademik, kërkuesve dhe studentëve, si dhe në fusha të tjera me interes të dyanshëm.  

Të dy rektorët u shprehën se me nënëshkrimin e kësaj marrëveshjeje do të ngrihen grupet e punës me specialistë të programeve përkatëse, të cilët do të bëjnë edhe vlerësimet e mundësive konkrete për bashkëpunim.  

“Ndërkohë që edhe vizioni i universiteteve është duke u përshtatur me ndryshimet e ndodhura vitet e fundit në Arsimin e Lartë, padyshim që bashkëpunimi dhe ndërkombëtarizimi janë dy elementë shumë të rëndësishëm që e çojnë përpara zhvillimin e Arsimit të Lartë”– theksuan të dy rektorët në fjalën e tyre.

Më pas, të pranishmit folën rreth mundësive konkrete për bashkëpunim me synim programet e përbashkëta të studimit, shkëmbimin e përvojave mes stafeve, shkëmbimin e studentëve, përfshirjem në programet Erasmus+ dhe Erasmus Mundus etj.

Leave a Reply