Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PO ZHVILLON VEPRIMTARINË SPORTIVE MË MASIVE TË ORGANIZUAR NDONJËHERE PREJ TIJ, LOJËRAT OLIMPIKE “RROKE SPORTIN” 2023

Në datën 29 tetor 2023, Universiteti ‘Fan S. Noli” zhvilloi ceremoninë zyrtare të Lojërave Olimpike “Rroke Sportin-2023” veprimtaria më masive sportive e organizuar ndonjëhere prej tij me pjesëmarrjen e rreth 30 shkollave të Qarkut Korçë.

Ceremonia u hap me Himnin Kombëtar, si dhe me disa pjesë të interpretuara nga formacioni muzikor i bandës së qytetit nën drejtimin e dirigjentit, Pandi Bello.

Më pas u bë parakalimi i sportistëve, të cilët përfaqësojnë shkollat pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

Në emër të Universitetit “Fan S. Noli” veprimtarinë e përshëndeti prof. as. dr. Jonela Spaho, dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, e cila falënderoi organizatorët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë veprimtari sportive. “Ky është një kompeticion i veçantë, i cili promovon sportin dhe njëkohësisht përcjell vlera të një rinie qytetare e sportdashëse, duke u bërë burim frymëzimi për një përfshirje më të madhe në sport dhe veprimtari fizike”.

Po gjithashtu, në këtë ceremoni përshëndetje erdhën edhe nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar, kryetari i Shoqatës e Edukimit Fizik dhe Sportit Shkollor, Arjan Kostani etj.,  të cilët përgëzuan Universitetin për veprimtarinë dhe në veçanti zëvendësrektorin për mësimin, dr. Arto Adili për këtë organizim kaq gjithëpërfshirës.

Gjatë kësaj “jave olimpike” do të zhvillohen përballjet midis shkollave pjesëmarrëse në të 6 disiplinat, si: basketboll, volejboll, shah, tenis, minifutboll dhe atletikë.

Leave a Reply