Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”-VEPRIMTARI NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË ARTIT

Në datën 15 prill 2022 në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Artit, në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua një veprimtari artistike, e cila erdhi si një bashkëpunim midis departamenteve të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë. Pjesë e kësaj veprimtarie ishte edhe një ekspozitë me punime në pikturë të nxënësve të shkollës së mesme artistike “Tefta Tashko Koço” dhe me punime artistike të të rinjve të Qendrës Ditore të Zhvillimit Atelje në Korçë. Në fjalën e saj dekania e FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho tha se ndryshe nga herët e tjera stafi është spektator i asaj ç`ka studentët kanë organizuar dhe po u dhurojnë. “Ajo që është më e bukura më e pafajshmja dhe më e vërteta në shpitrtin tuaj ëshët arti që ju krijoni”. Takimin e përshëndetën edhe përgjegjësja e departamentit të gjuhëve të Huaja, phd. Daniela Stoica dhe pedagogu, dr. Eris Rusi njëherësh edhe kryetar i klubit të shkrimtarëve “Bota e re”, i cili tha se është e veçantë që mjedisi universitar të shndërohet në një skenë të fjalës artistike. Sipas tij, bashkëpunimet që shikojnë koordinimin e veprimtarive me gjimnazet e qytetit u ofrojnë mundësi maturantëve të njohin nga afër Universitetin, stafin dhe studentët.

Veprimtaria vijoi më pas me poezi në gjuhë të ndryshme, të cilat janë edhe pjesë e kurrikulës së këtyre Departamenteve, të interpretuara nga studentë dhe të ftuar të tjerë. E veçantë ishte edhe përshëndetja me dy pjesë muzikore të interpretuara nga violinistët e shkollës së mesme artistike “Tefta Tashko Koço”.

Leave a Reply